RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Smakiçi bokson me 8 shtator në Zagreb

2 min read

Boksieri perspektiv Agron Smakiçi do të paraqitet për herë të parë në ringun kroat të boksit profesionist. Aty ku e filloi, iu deshtën vite të dëshmohet së pari në Austri, e pastaj në Gjermani dhe tani i vije rasti që për herë të parë të boksoj edhe në vendlindjen e tij në Zagreb, aty ku është rritur dhe ndërtuar si boksier.

Shqiptaro-kroati Smakiçi i cili deri më tani njeh vetëm fitoret, 13 fitore, 11 me ndërprerje, përball do ta ketë spanjollin me eksperiencë, Gabriel Enguema (8-6-0, 5 KO). Dueli do të zhvillohet në tetë raunde. Enguema i cili ka pësuar vetëm një herë me ndërprerje do të ketë mjaft të vështirë ti rezistojë boksierit tonë i cili tani ka fituar nofkën e artistit të nokauteve. Pra, dueli do të jetë mjaft interesant.

Meçi po pritet me padurim nga gjithë adhuruesit kroat, por edhe atyre shqiptarë që jetojnë në numër të madh në Zagreb por edhe në gjithë Kroacinë, ku përkrahja do të jetë e madhe.

Smakiçi së fundi është parë duke stërvitur në Hamburg ku për sparring partner duket të ketë kolegu i ekipit të tij, malazesi Nikola Milaciç.

Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptarë, ndoshta edhe i gjithë rajonit që ka përcjellur dhe përkrahur boksierin tonë Smakiçi. Ne te gjithmonë kemi besur dhe gëzohemi që suksesi i tij vazhdimisht po rritet. Ai po ndërtohet me hapa të sigurt dhe të shpejtë nga promoteri dhe menaxheri i tij Erol Ceylan, ku shumë shpejt do të sfidoj ndonjë titull botëror.

Artan Vërbica
24 gusht 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.