RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Gomes, Airich dhe Pala fitojnë në Schwerin të Gjermanisë

2 min read

Koray Sarkaya
10 Prill 2010

Arena Box Promotion ka prezentuar mbrëmjen e madhe të boksit në Schwerin të Gjermanisë ku kanë marrë pjesë Juan Carlos Gomes, Konstantin Airich dhe Ondrej Pala.

 Juan Carlos Gomes 45-2-0 (36 KO) mposhti Alexander Kahl 15-4-1 (13 KO) me vendim unanim pas tetë raundeve. Kjo ishte lufta e dytë mbrenda dy javëve ku Gomes fitoi me KO kundër Alex Mazakin me 27 Mars. Në duelin me Kahl tregoi luftë poashtu të fortë ku dy herë e qiti në “knock-down” në raund të dytë dhe të tetë por e shpëtoi gongu. Gomes duelin e radhës do ta zhvilloj me 26 Qershor në Atlanta të SHBA-ve për titullin IBF Latino.

 Pas luftës të mërzitshme me Alex Mazakin i cili barazoj në fillim të vitit, Kontantin Airich 14-2-2 (11 KO) shënoi fitore me KO në raund të parë me Alexey Varakin 28-18-3 (16 KO). Ekipi Arena ka besim te plote tek Airich ne ring, mirpo po i merr luftat me ndjenja dhe po gabon në praktik, kjo po ndikon në rezultatet e tij. Lufta e fundit ishte rezultat i mire. Airich në të kaluarë ka zhvilluar duele me boksier si Ondrej Pala, Danny Williams etj.

 Ondrej Pala 27-2-0 (19 KO) ka shënuar fitore me “Knock-Out” teknik në raund të pestë kundër Sergey Babich 10-3-0 (8 KO). Pala është boksier i rrespektuar në Gjermani. Ai në të kaluarën ka mposhtur ish-kampionin botërorë, Henry Akinwande, ndërsa dy humbjet i ka pësuar nga Rene Dettweller dhe Denis Boytsov.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.