RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Golovkin kundër Geale këtë fundjavë

1 min read

Menaxheri i K2 Promotion, Tom Loeffler, nuk ka arritur asnjëherë suksesin me vëllezërit Klitschko që në SHBA ta shtroj marketingun. Klitschkot ishin të padeshiruar për amerikanët përtej Atlantikut. Por, këtë e ka arritur me kazakun, Gennady Golovkin i cili është bërë  “Nightmare” për gjithë boksierët e kategorisë së mesme. Në 29-meçe sa i ka i zhvilluar deri më tani, të gjitha i ka shënuar fitore, 26 me ndërprerje. Golovkin ka tre vite që duelet kryesore i zhvillon në SHBA, ndërsa tek publiku amerikan ka fituar shumë adhurues.

Para tij këtë fundjavë do të jetë australiani Daniel Geale 30-2-0 (16 KO). Ky meç do të zhvillohet në Madison Square Garden në New York. Ky meç pritet me padurim nga gjithë adhuruesit që të shohin se sa me të vërtet vlen Golvkin, sepse Geale deri më tani ka mposhtur kampion të mëdhenj si Anthony Mundine, Felix Sturm, Roman Karmazin, etj. Ndërsa furia e quajtur Golovkin ka mposhtur gjithçka që i ka dal para vetës si, Matthew Macklin, Gregorz Proksa, Kasim Ouma, etj.

Golovkin në një të ardhme të afërt dëshiron të sfidoj vetën në kategorinë gjysëm të rënd dhe shumë kampion të kësaj kategorie kanë filluar të frikësohen. Boksi gjithmonë sjell të veçantat dhe për këtë arsye është sporti luftarak që sjell të paprituara.

Kosovaboxing.org
24 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.