Analizë: Pacquiao apo Alegri do të fitoj?
2 min readnga Artan Vërbica
23 korrik 2014
Marrëveshja e arritur ndërmjet Manny Pacquios dhe Chris Alegri që të boksojnë me 22 nëntor në Macao të Kinës, do të jetë njëri ndër duelet më të mirë të vitit për 2014 në gjithë botën. Ekspertët dhe agjencionet e ndryshme do ta kenë të vështirë ta përzgjedhin meçin më të mirë të vitit, sepse këtë vit u zhvilluan disa meçe mjaft të bukura si Pacquiao vs. Bradley – 2, ku fitues doli Pacquiao. Pastaj Mayweather vs. Maidana ku fitues doli Mayweather në një luftë të ashpër ku rezultati ishte mjaft i ngushtë, dhe Alegri vs. Provdnikov ku fitues doli Alegri. Dhe tani tani në lojë për boksierin e vitit do të kemi katër boksier për më të mirin, ku Pacquiao do të bokson me Algeri, ndërsa Mayweather i patrembur dhe si boksier i vërtet i ka dhënë revanshin Maidanas pasi i kishte premtuar. Pra dy duele të forta në të cilën mund të ndodh gjithçka sepse kemi kampion të mëdhenj dhe pretendues poashtu të denjë. Kjo edhe po e pasuron boksin botëror ku në vitet e fundit nuk ka pasur këtë konkurrencë në kategoritë “Pound-4-Pound”.
Ti kthehemi asaj që pritet të ndodh me 22 nëntor në Macao të Kinës, qytet i cili ndryshe quhet Las Vegasi i Azisë. Në këtë meç siç duket do të jetë inati i Freddie Roachit, trajnerit të Pacquiaos i cili me çdo kusht dëshiron ti revanshohet amerikanit Chris Alegrit, pasi boksieri tjetër i tij Ruslan Provdnikov humbi përballjen ndaj Alegrit në muajin e kaluar. Kjo mund edhe ti kushtoj atij, nëse Pacquiao nuk do të jetë i vëmendshëm dhe nëse do ta nënçmoj, ky është mendimi im. Sepse Kosova Boxing e pranihsme me 14 qershor në New Yrok si medium i akredituar nga afër e ka përcjellur amerikanin Alegri i cili mposhti Provdnikov në një duel të vështirë, e pse mos të themi që mundet ta befasoj edhe Pacquiaon.
Alegri beson se mund ta mposht Pacquiaon. Ai si e pranoj këtë përballje në pyetjet e gazetarëve a mund ta mposht Pacquiaon, theksoi: “Po mund, cka ka Pacquiao, bile mund ta mposhti me nakaut. Shikoni ai tre herë ka humbur me ndërprerje” tha Algeri.
Ndërsa Pacquiao si boksier gjentelman, dhe mund të themi lirisht boksieri i dekadës vetëm që buzëqeshi duke theksuar. “Shihemi në ring”.
Nga këndvështrimi im themë se pak e besueshme mund të jetë që Alegri të fiton, sepse për shkak që në vitin 2015 parashihet të zhvillohet meçi Pacquiao dhe Mayweather që do të sjell 300 milion dollar, që do ti thyejë të gjitha rekordet botërore deri më tani.