RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Eliminohen dy boksierët tona Gubetini dhe Sadiku nga kampionati evropian

2 min read

Dy boksierët tona që u paraqitën në kampionatin evropian në Assisi të Italisë janë eliminuar në meçet e tyre të para.  Albulena Gubetini që mori pjesë për moshat e reja nga 17 deri 18 vjeç, dhe Donjeta Sadiku për moshat juniore nga 15 deri 16 vjeç, nuk arritën më shumë se në çerekfinale. Të dy boksierët ishin me fat që kaluan meçet e para preliminare pa luftë, por ja nuk arritën të marrin ndonjë medalje që do të ishte suksesë i madh për to dhe për Kosovën.

Gubetini meçin çerekfinal e humbi nga boksierja e Turqisë, Sema Caliskan me rezultat 3 me 0. Poashtu Sadiku u mposht nga boksierja nga Franca, Lea Couvercelle, 3 me 0.

Rezultatet e boksierëve tona ishin të pritshme pasi Kosova nuk ka ndonjë përvojë në arenën ndërkombëtare. Federata si gjithnjë shkon në kompeticione pa ndonjë strategji. Nuk duhet të pritet ndonjë medalje nga kampionatet e tilla, sepse boksieret tjera zhvillojne meçe miqësore më shumë se 20-të në një vit. E tek ne ndodh që boksierja jonë Donjeta Sadiku që ka vetëm një meç në karrierë në një garë të madhe, e  dërgohet në kampionat evropian ku i mungon gjithçka për të arritur sukses. Ju lumtë vajza, por me këto struktura që menaxhoheni si në klube dhe trajtimi nga FboxK, shumë e vështirë është të fitoni medalje.

Boksierja më e sukseshme shqiptare në boksin amator mbetet, Teuta Çuni e cila deri më tani ka fituar medaljen e artë në kampionatin evropian në vitin 2000, dhe medaljen e bronzt në kampionatin botëror me 2001. Çuni kishte përfaqësuar Suedinë në atë botë, por gjithë shqiptarët mburren me te.

Kosova Boxing në numrin e radhës të magazinës e cila do të dal në treg nga mesi i shtatorit do t`ju sjell intervistën me mbretneshën Teutë Çuni. E kjo do spjegoj se si arrihet te suksesi. Ajo mbetët krenaria e boksit tonë. Shpresë e madhe mbetet edhe Azize Nimani e cila është ndër boksierët më të mira në botë në kategorinë deri 51 kg. Nimani do të jetë konkurruesja më e fortë në të ardhmen nga boksierët tona shqiptare.

Artan Vërbica
24 korrik 2014  

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.