RTK

RTKLive
23 Korrik, 2024

Martohet Arnold Gjergjaj

1 min read


Restoran Adora 2, Xërxë, Kosovë, 24 korrik 2014 –
Boksieri ynë i sukseshëm Arnold Gjergjaj ka zgjedhur vendëlindjen e tij për tu martuar. Në një ambient familjar dhe miqësor, Gjergjaj i ka dhënë fund beqarisë.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin shumë personalitete, si Televizioni publik i Zvicrës, SRF me kryeredaktorin kulturor dhe sportiv, Peter Basler. I pranishëm ishte edhe bashkpuntori i RTK-së, Frrok Kolaj dhe gazetari i njohur sportiv Artan Muhaxhiri. Si dhe trajneri dhe menaxheri i Gjergjaj, Angelo Gallina. Sikurse dhe mediumi ynë Kosova Boxing me kryeredaktor Artan Vërbica.

Në emër të mediumit tonë Kosova Boxing, familjes Gjergjaj e falenderojmë për respektin, ftesën dhe mikpritjen. Ndërsa boksierit tonë Arnold Gjergjaj, trashëgim dhe suksese të mëtejme në boksin profesionist.

Kosovaboxing.org
24 korrik 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.