RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjithçka gati për turneun memorial “Gani Muhaxheri” dhe meçet profesioniste në Pejë

1 min read

Sot në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, klubi i boksit Besa nga Peja dhe Federata e Boksit Profesioniste e Kosovës kanë mbajtur një konferencë për media para turneut memorial “Gani Muhaxhari” në Pejë dhe meçit Shpetim Shala dhe Gabor Varadi. Turneu do të mbahet ditën e dielë me 22 Prill në palestrën Karragaqi në Pejë, që do të filloj nga ora 19:00. Do të zhvillohen gjithësejt 8 deri 10 duele amatore, dhe poashtu në saje të bashkëpunimit të klubit të boksit Besa dhe Federatës së Boksit Profesionist të Kosovës, në përfundim do të kemi edhe tre meçe amatore, ku do të boksoj Shpetim Shala, Besar Nimani dhe Ilir Canolli. Pra dita e dielë, në Pejë do të jetë dasëm e vërtet sa i përket boksit. Ky manifestim do të mbikqyret nga dy federatat tona, nga ajo amatore dhe profesioniste. Të pranishmit sot ishin kryetari i klubit boksit Besa, Ragip Bytyqi, pastaj menaxheri i FprofboxK-së, Nexhmedin Zeka, zëdhenësi i FboxK-së Latif Demolli, boksieri Shpetim Shala dhe anëtari i FprofboxK-së Lulzim Berisha.

Të gjithë treguan për rrjedhjat e këtij turneu dhe ecurinë që ka pasur ky organizim dhe shikuesit do të kanë çfarë të shikojnë. Hyrja do të jetë gratis.

Përgatiti dhe fotografoi :
Shpend Ahmeti
17 Prill 2012
 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.