RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Meçi Krasniqi dhe Cleverly shtyhet për kohë të pacaktuar

1 min read

Ndeshja e shumë pritur për titull të kampionit botëror në versionin WBO, ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Nathan Cleverly është shtyer për kohë të pacaktuar. Shkaku i gjithë kësaj ka ardhur pasi boksieri britanik Cleverly ka pësuar një infekcion viral dhe ka pamundësuar britanikun të jetë i gatshëm për 28 Prill. Ky lajm i hidhur vjen vetëm 10 ditë para përballjes. Krasniqi ishte në vlugun e përgaditjeve, ndërsa konfirmimin për datën e re pritet të mësoj shumë shpejt. Shpresojmë që ekipi i Frank Warren, të dal me datë të re.

Kosova Boxing nuk arriti të marrë ndonjë komunikatë personale nga Krasniqi, por ishte Eroll Popova pjesë e ekipit të Haxhiut dhe i SES Boxing, i cili e konfirmoj se dueli do të shtyhet.

Ndërkohë Cleverly për ESPN.com, theksoi se është i dëshpëruar që ka pësuar këtë virus viral. “Nuk kam qenë në gjendje të mirë të stërvitem për këtë duel. Kam qenë i sëmurë dhe kam marrë këshillë nga doktori im që këtë meç të shtyej. Dua të jam qind për qind i aftë për këtë meç” theksoi Cleverly.

Për më shumë të reja, do t`ju lajmërojmë..

Foto: Kosovaboxing.org

Artan Vërbica
17 Prill 2012

3 thoughts on “Meçi Krasniqi dhe Cleverly shtyhet për kohë të pacaktuar

  1. ah haxhija oshti i fort po ne foto koka dal i 5 duhet me dal haxhija i pari daja mergim i 2 e toshini burimi ahahahh po boj hajgare bokeseri i junikut osh haxhija shum mir veq vashtoniii

  2. Shpresoj me padurim qe Haxhi Krasniqi tja shtypi koken ketij Anglezi
    Ska me pisa se keta Anglezet ne Sport lloj lloj hilesh luajne me te gjitha sportet ne pergjithesi. Forca Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.