RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Tatli më 31 maj bokson në Rusi

1 min read

Prizrenasi Edis Tatli do të ngjitet sërish në ring më 31 maj në Ufa të Rusisë, ku do të luftojë në një duel në tetë raunde. Ai do të luftojë në parameç të duelit mes Dennis Shafikovit dhe Brunet Zamoras.

Për Tatlin do të jetë përballja e parë jashtë Finlandës, vendit ku jeton. Ai deri më tash në boksin profesionist ka zhvilluar 17 meçe dhe i ka fituar që të gjitha. Katër prej tyre me nokaut. Tatli 24-vjeçar bokson në kategorinë e lehtë dhe pritet që sivjet të sfidojë ndonjë titull.

“Është planifikuar një përballje në Rusi. Në Rusi bokson kolegu im nga kompania P3, Dennis Shafikov, ndërsa menaxheri im ka vlerësuar se është e rëndësishme të bëjë ndonjë luftë jashtë Finlandës. Nuk dihet ende se kur do të boksojë për titull. Mund të ndodh të boksoj këtë vit apo në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Tatli.

Tatli luftën e fundit e zhvilloi më 31 mars të këtij viti, ku e mposhti me nokaut në raundin e parë ganezin Sarfo Tyson.

Kosovaboxing.org
19 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.