RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjergjaj vazhdon me fitore

2 min read

Boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj ka shënuar fitore ndaj argjentinasit Dario Dominguez

arnold gjergjajBasel, Zvicër, 13 maj 2013 – Arnold Gjergjaj ka vazhduar dominimin e tij duke shënuar fitoren e 22-të në karrierë. Ai në fundjavë mposhti argjentinasin Dario Dominguez me ndërperje në raund të tretë.

Ai para vetës kishte kundërshtarin më të mirë deri më tani. Dominguez nga raundi i parë ishte vetëmohues dhe sulmues ku në disa raste e rezikoi duke goditur boksierin tonë, por iu shmang dhe priti vetëm një rast dhe në fund të raundit të tretë me një goditje në plexus e la në gjunjë. Argjentinasi kishte dhimbje të mëdha duke mos u ngritur me kohë ndërsa gjyqëtari në ring Beat Hausemmann ndërperu duelin, ndërsa Dominguez në shenjë paknaqësie reagoi por vendimi i gjyqëtarit mbeti i fundit.

Nga ky meç mund të japim një konstantim se Gjergjaj ndonëse kishte një kundërshtar të fortë, ai nuk mundi të jap më të mirën. Ai në këtë duel ishte nën mbrojtje deri sa nuk i funksionoj direkti i majtë duke e ndalur argjentinasin. Deri sa taktika me godtija një e majtë dhe e djathtë nuk funksionoj dhe aperkatin asnjëherë nuk e shfrytëzoi i cili mendojmë në këtë meç do të ipte rezultat të saktë. Të gjitha këto shpresojmë do të janë mësim për të ardhmen për Gjergjaj.

Të pranishë, ishin edhe shumë figura të rëndësishme të boksit tonë si kampioni aktual evropian në versionin WBO, Nuri Seferi, pastaj Sefer Seferi i cili gëzon respekt të madh me rezultatet e arritura dhe poashtu boksieri perspektiv Erzen Rrustemi i cili deri më tani ka zhvilluar tre duele duke fituar të gjitha.

Kosova Boxing falenderon familjen Gjergjaj për mikëpritje dhe bashkëpunim.

Nga Baseli

Artan Vërbica

 

1 thought on “Gjergjaj vazhdon me fitore

  1. Interesant !
    Ky observim na bene me dije se edhe boksieri yne i peshes se rende po ka problem si edhe shumica e boksiereve tjere te kesaj kategorie me shumellojshemeri ne aspekt teknike.
    Pra kemi nje pasqyre te boksierve ” njedimensional”.
    Fakti per rendesine e boksite amatore eshte tipike ne keto raste…
    I uroje boksierite tone suksese te shumta dhe deshiroje qe menaxheri vete te filloje me organizimine e perballjeve me kundershtaret qe jane te nivelite me ta larte ne rangim te pergjitheshem, sepse keshtu vetem po i humbete koha e boksierite tone me perballje te parendesishme ne rangimin e tije personal ne boksine profesioniste…
    Artanite i deshiroje edhe me shume udhetime ne vendete e ngjarjese te perballjeve ne boks qe te na sjelle keto analiza shume domethense per boksine ne pergjithesi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.