Butrint Rama shënon fitoren e 7-të në boksin profesionist
2 min readKarlsruhe, Gjermani, 11 Maj 2013 – Butrint Rama ka shënuar fitoren e 7-të në boksin profesionist në poaq meçe. Rama 7-0 (5 KO) përball kishte boksierin nga hungaria, Attila Orsos 5-13-0 (2 KO) të cilin e mposhti me nakaut në raundin e dytë.
Shtatë duelet e para Rama i ka zhvilluar në katër raunde, ndërsa duelet e ardhshme Rama do ti zhvillon në 6 raunde. Këto i zbuloj për Kosova Boxing trajneri ynë i mirënjohur në Gjermani Agim Krasniqi i cili njëherit është trajner personal i Ramës. Në një takim miqësor në Basel të Zvicrës, ku agjensioni ynë Kosova Boxing takoi Krasniqin, ai tregoi për synimet e Ramës: “Kemi dy vite punë intenzive me Ramën, ku kemi bërë progres të dalluar. Deri më tani kemi zhvilluar shtatë duele në 4 raunde, ndërsa duelet e radhës do ti zhvillojmë në 6 raunde” theksoi Krasniqi. Ndërkohë Krasniqi zbuloi dhe të ardhmen duke dashur të hyjë në fillim të vitit 2014 në konkurrencën e më të mirëve në Gjermani me boksierin Rama. “Na duhen disa duele dhe pastaj do të hyjmë në konkurrencë me boksierët më të mirë në Gjermani. Synim e kemi të sfidojmë boksierët e Saurlandit, ku vetëm me ndonjë ndaj fitoreve të tyre do të jemi në maje. Përndryshe fitoret ndaj boksierëve tjerë skan vlerë” tha Krasniqi.
Kosova Boxing falenderon Krasniqin i cili vazhdimisht me lajme ekskluzive ne jemi që kemi informacionin e parë.
Foto: Kosova Boxing
Përgatiti:
Artan Vërbica
13 Maj 2013