Bajrami dhe Cullhaj shënojnë fitore në Podujevë
1 min readPodujevë, 11 maj 2013 – Në prani të qindra shikuesve në palestrën sportive në Podujevë, dy boksierët tanë Tefik Bajrami dhe Armand Cullhaj kanë shënuar fitoret e radhës mbrëmë në Podujevë.
Bajrami i cili kishte meçin kryesor mposhti hungarezin Attila Makula me vendim unanim pas 6-raundeve. Ndërsa Armand Cullhaj i cili u paraqitë për herë të parë para publikut kosovar mposhti hungarezin nga Vojvodina, Mihajl Halas me nakaut teknik në raund të dytë.
Bajrami tani ka rekord prej 7 fitore (4 KO) dhe 1 humbje. Për Cullhaj kjo është fitorja e parë pas një viti. Ai tashmë ka rritur rekordin në 13 fitore (8 KO), 3 humbje dhe 3 barazime, ndërsa do të paraqitet sërish me 24 maj në Prishtinë kundër boshnjakut Emir Telaloviq.
Kosovaboxing.org12 maj 2013