RTK

RTKLive
28 Janar, 2023

Dihen kundërshtarët për 24 Maj në Prishtinë

3 min read
Boks PrishtinePrishtinë, 16 Maj 2013 – Tashmë gjithçka është gati për mbrëmjen e 24 majit kur yjet e boksit shqiptar do të zbarkojnë në kryeqytet. Siç i kemi paralajmëruar 5 boksierët tanë (Besar Nimani, Disarjot Gashi, Armand Cullhaj dhe Erzen Rrustemi), dhe kësaj ngjarje do ti shtohet edhe një tjetër boksier nga Romunia bëhet fjalë për James Chereji do të madhështojnë ngjarjen me 24 maj.
 
Ky organizim do të organizohet nga Federata e Boksit Profesionist e Kosovës nga promoteri Nexhmedin Zeka, ndërsa matchmaker është Artan Vërbica nga Kosova Boxing i cili ka zgjedhur kundërshtarët adekuat për boksierët tanë.
 
Këto do të janë çiftet:
 
Disarjot Gashi (Kosovë) vs. Jozsef Gerebecz (Hungari)
Besar Nimani (Kosovë) – Jan Balog (Çeki)
Armand Cullhaj (Shqipëri) vs Emir Telalovic (Bosne dhe Hercegovinë)
Bujar Sejdiu (Kosovë)  – Josef Obeslo
(Çeki)
Erzen Rrustemi (Kosovë) – Radek Janousek (Çeki)
James Chereji (Rumani) vs. Adnan Zivic (Bosne dhe Hercegovinë) 
 
Kush janë akterët e kësaj mbrëmje, mund të lexoni disa fjalë për ta:
 
Disarjot Gashi 28-vjeçar ka 12 fitore (7 KO), dy humbje e një barazim. Në boks amator ai ishte kampion i shumëfishtë i Kosovës. Ai në boksin profesionist është duke bërë karrierë në Zvicër dhe bokson në kategorinë gjysmë të mesme. Për të është hera e dytë që bokson në Kosovë. Më 23 mars kishte boksuar në Pejë, kur e mposhti me vendim unanim pas gjashtë raundeve bullgarin Valentin Stoychev. Ai me 24 maj do të ketë përballë hungarezin Jozsef Gerebecz.
 
Besar Nimani  27-vjeçar vlerësohet si njëri prej boksierëve më të mirë shqiptarë në boksin profesionist. Ai bokson në kategorinë gjysmë të mesme, ndërsa ka bilanc prej 14 fitore nga po aq meçe, 12 prej tyre me nokaut. Nimani në karrierën si profesionsitë ka fituar dy tituj deri më tash, atë IBF East/Ëest Europe dhe titullin Internacional të Gjermanisë. Kundër Jan Balogut në Prishtinë do të synojë fitoren e 15-të.
 
Armand Cullhaj 22-vjeçar bokson në kategorinë mesme ndërsa është nga Tirana. Ai në boksin profesionist ka 13 fitore (8 KO), tri humbje e tri barazime. Ai ishte paraqitur në mars të vitit 2009 në parameç të sfidës mes Vitali Klitschkos dhe Juan Carlos Gomezit. Ishte ndeshur me Omar Sialan, duel që e kishte humbur me pikë pas katër raundeve. Më 3 dhjetor të vitit 2011, Cullhaj kishte boksuar me gjermanin Ronny Mittag për titullin WBO Youth, duel i cili ishte vlerësuar si i barabartë, ndonëse Cullhaj ishte më i mirë. Cullhaj javë më parë shënoi një fitore të rëndësishme në Podujevë.
 
Bujar Sejdiu 33-vjeçar është kampion i shumëfishtë i Kosovës në boksin amator. Sejdiu që bokson në kategorinë gjysmë të rëndë në ringun profesionist deri më tash ka zhvilluar pesë meçe, duke i fituar katër prej tyre dhe humbur një. Përballjen e fundit e zhvilloi më 9 nëntor të vitit të kaluar, kur pësoi në Mal të Zi nga boshnjaku Emil Markiq me vendim unanim pas katër raundeve. Katër meçet tjera profesioniste i kishte zhvilluar nga viti 2007 deri në vitin 2009. Ky do të jetë një rikthim i madh për Sejdiun me eksperiencë të madhe në boksin profesionist.
 
Erzen Rrustemi 30-vjeçar bokson në kategorinë kruiser, ndërsa në profesionizëm ka debutuar në prill të vitit të kaluar. Deri më tash ai i ka zhvilluar tri meçe dhe të gjitha i ka fituar me nokaut. Ky djalosh premton mjaft në të ardhmen.
 
Boksieri i ri nga Romania, James Chereji ka debutuar në boksin profesionist me 28 Prill duke shënuar fitore në Stutgart të Gjermanisë. Para publikut tonë zhvillon duelin e dytë në boksin profesionist.
 
Përgatiti:
Artan Vërbica
 
 

1 thought on “Dihen kundërshtarët për 24 Maj në Prishtinë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.