RTK

RTKLive
22 Qershor, 2024

Fitim Latifi shënon fitoren e radhës

1 min read

fitim latifiParkano, Finlandë, 18 Maj 2013 – Boksieri ynë Fitim Latifi ka shënuar fitoren e gjashtë në poaq meçe në boksin profesionist. Latifi 6-0 (1 KO) përballë kishte boksierin nga Estonia, Aleksei Tsatiasvili të cilin e mposhti me vendim unanim pas 6 raundeve. Për Tsatiasvili kjo ishte humbja e katërt, karshi katër fitoreve.

“Përballë kisha një boksier të mirë, ku me kujdes dhe maturi e fitova. Kisha meçin nën kontroll dhe me godtije të sakta arrita ti fitoj të gjitha raundet” theksoi Latifi.

Latifi duelin e ardhshëm do t`a zhvilloj me 14 shtator në 6 raunde. “I kam dy javë pushim e shpresoj t`i kaloj në Kosovë ku më pastaj gjatë gjithë vitit do të jam i zënë me duele të njëpasnjëshme” tha Latifi për Kosova Boxing.

Latifi para kësaj përballje radhitej i 277-i në Boxrec.com. Ndërsa kjo fitore padyshim do ta përparoj akoma në renditje.

Artan Vërbica
18 maj 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.