RTK

RTKLive
30 Prill, 2024

Lebedev humb titullin e kampionit botëror nga Giullermo Jones

2 min read

Rusi Denis Lebedev ka humbur titullin e kampionit botëror, por ka fituar miliona shiques anë e mbarë botës

Shkruan: Artan Vërbica

denis lebedevCrocus City Hall, Myakinino, Russi, 17 Maj 2013 – Kampioni i botës në kategorinë “Crusier” Denis Lebedev ka humbur titullin e kampionit botëror ndaj amerikanit Giullermo Jones me ndërprerje në raund të 11-të, por ka fituar miliona shiques jo vetëm në Rusi por në mbarë botën me karrakterin e treguar mbrëmë. Lebedev i cili qysh në raundin e katërt lëndoi syrin e majtë, vazhdoi edhe për shtatë raunde tjera duke mos u dorëzuar deri sa në raundin e parafundit kur u rrëzua në dysheme duke mos mundur më shumë të shtynte përballjen. Edhe pse ishte lënduar shumë heret, ai tregoi cilësi të madhe të boksierit dhe disa herë goditi fortë Jonesin, por edhe ky përballoj goditjet e tij.

jones lebedev 2WBA Boxing World ChampionshipShumë shiques që ishin të pranishëm por edhe ata të cilët e përcollën përmes ekranit televizive, nuk mund të besonin në një gjë të tillë. Pati edhe kritika të mëdha për mjekun kujdestar i cili asnjëherë nuk dha shenjë për ndalimin e këtij meçi. Syri i Lebedev ishte në rrëzik, dhe ne si agjension akoma mendojmë se Lebedev do të mund të ketë pasoja në syrin e tij të majtë më pastaj.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierë për Lebedev, karshi 25 fitoreve tjera. Ndërsa Jones tashmë ka rekord prej 39 fitore (31 KO) , tre humbje dhe dy barazime. Ky meç ishte parameç i duelit të Alexander Povetkin dhe Andrzej Wawrzyk. Këtë duel Povetkin arriti ta përmbyll me fitore me nakaut teknik në raund të tretë, Kjo ishte fitorja e 26-të në karrierë për Povetkin në poaq meçe, ndërsa Wawrzyk pësoi humbjen e parë në 28 meçet e tij në boksin profesionist.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.