RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Gjergjaj shënon fitoren e shtatë në boksin profesionist

1 min read

Kaserne, Basel, Zvicër, 18 Korrik 2010 – Arnold Gjergjaj ka shënuar fitoren e shtatë në boksin profesionist në poaq duele sa ka zhvilluar deri më sot. Arnold Gjergjaj 7-0 (5 KO) pat për kundërshtar bullgarin Dimitar Stoimenov 1-2-0. Gjergjaj zhvilloi luftë të bukur duke dominuar në të gjitha raundet ku dueli u zhvillua në gjashtë raunde. Në fund gjyqëtarët e vlersuan luftën me 60-53, 60-53 dhe 60-53. Ky triumf nga Gjergjaj është mjaft i rëndësishëm për karierën e tij, i cili krahas goditjes së fortë që disponon ai po tregohet mjaft i shquar edhe në lufta të gjata, rast sikur se ky i fundit ku zhvilloi luftë të bukur kundër bullgarit, Stoimenov. Gjergaj ka shënuar katër fitore këtë vit duke treguar progres të vazhdueshëm.

Artan Vërbica
18 Korrik 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.