Besim Kabashi mbajti seminar në Prishtinë
1 min readPallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 17 Korrik 2010 – Besim Kabashi ka mbajtur seminar në kryeqytetin e Kosovës duke demonostruar teknika të ndryshme për kick-boxierët tanë në Kosovë. Kabashi kampion aktual botëror i versionit, WKA shpalosi disa gjëra të vlefshme nga përvoja e tij shumë vjeçare. Kabashi demonstroi të gjitha nga pak, nga mbrojtja, sulmi, low-kick, high-kick, clinch, e shumë gjëra tjera. “Ka qenë dëshirë e imja prej kohësh të vij e t`ju sjelli diçka nga përvoja ime shumë vjeçare. Kjo është vetem një gjë e vogël nga ana ime që kam mund të bëj. Besoj që të pranishmit mësuan diçka. Jam shumë mirënjohës nga të gjithë“ theksoi Kabashi për Kosovaboxing.org.
Në këtë aktivitet ishin pjesmarrës edhe zyrtarët e Federatës së Kick-boxit të Kosovës të prirë nga kryetari Fatmir Makolli, selektori Lutfi Menxhiqi, gjyqëtari ndërkombëtar Ylber Syla e shumë tjerë.
Të gjithë të pranishmit ishin të kënaqur me mësimin që morrën nga kampioni ynë, ndërkohë të gjithë ishin të mendimit se kësij lloj të seminarëve janë të mirë se ardhur dhe kishte me qenë mirë që nga secili të sjellin përvoja të tyre.
Kosovaboxing.org neser do t`ju sjell një foto-galeri nga dita e seminarit që u zhvillua sot.
Artan Vërbica
17 Korrik 2010