RTK

RTKLive
21 Tetor, 2021

Nuri Seferi synon titullin botëror

3 min read

Kampioni Evropës në versionin WBO, boksieri shqiptar nga Korita e Gostivarit, Nuri Seferi, pas fitores së madhe kundër gjeorgjianit Sandro Siproshvili, të cilin e mundi me vendim unanim të gjyqtarëve pas 12 raundeve, këto ditë qëndron në pushim në vendlindjen e tij. Nuriu ka sqaruar se shtatori dhe tetori do të jenë muajt ku sërish do të jetë në ring. Ai dëshiron ta sfidoj Marko Huck, kampionin e botës në peshën Cruiserweight, por ka edhe kundërshtar të tjerë me të cilët Nuriu shpreson që të ndeshet dhe ti fitoj. Kampioni ka falënderuar të gjithë ata të cilët e përkrahin për të arritur sukseset e tij, sukses i cili na bën të gjithë të ndjehemi krenar.

I pyetur për luftën e fundit e cila ka qenë një ndër luftërat më të vështira të Nuriut, ai sqaroi se kjo luftë u bë e komplikuar për shkak të mos organizimit të mirë para luftës. “Organizimi para fillimit të kësaj lufte ishte shumë i dobët që krijoi nervoz tek unë. Si pasoj e kësaj nervoze në 4-5 raundet e para nuk isha i koncentruar sa duhet, mirëpo pas raundit të pestë gjegjësisht në atë të gjashtën e gjithë situatën e mora në duart e mia dhe në fund çdo gjë përfundoi ashtu siç parashikoja” theksoi boksieri Nuri Seferi gjatë një takimi në Tetovë.

Nuriu sqaroi se gjatë ndeshjes me Siproshvilin ka patur një numër shumë të madh adhuruesish shqiptar të cilët për çdo çast i kanë dhënë kurajo. “Publikisht dua të falënderoj fansat e mijë përkrahja e të cilëve nuk mungoi në asnjë moment”. Dhe pas gjithë atij suksesi, Nuriu tani ka disa ditë pushim, por që do ta shfrytëzoj për të vizituar qytetet shqiptare dhe njerëzit e tij të dashur. Si kampion i kontinentit të vjetër Nuri Seferi sipas rregullave të boksit titullin duhet ta mbron brenda 6 muajve . “Kjo është e saktë ndaj jam i mendimit se në fundin e shtatorit, eventualisht fillimi i tetorit është koha kur unë duhet ta mbroj titullin. Sipas të gjitha gjasave sfidues do të jetë njëri nga 10 boksierët më të mirë evropian. Por unë do të dëshiroja që ai të jetë Lubos Suda kampion i shteteve që bëjnë pjesë në Unionin Evropian” sqaroi Nuriu.

Nuriu në prag të sfidave të radhës do të punon me trajnerin e tij Joze Cinga dhe atë 2-3 orë në ditë, ndërsa sparing partner do të ketë të vëllaun e tij Sefer Seferin dhe njërin ndër boksierët më të mirë kroat, Petar Majstorovic. “Qëllimi im primar është që të sfidoj francezin Rachid El Hadak i cili është kampion evropian në versionin EBA dhe njëherit edhe kampion i Francës. Kjo luftë me siguri do të zhvillohet në ndonjë qendër të boksit në Gjermani. Ndërsa qëllimi im përfundimtar është që të sfidoj Marko Huck, kampionin e botës në peshën time”.

Nuri Seferi në ranklistën e fundit të publikuar ditë më parë nga versioni WBO është radhitur i 11-të në WBO. Në një ardhme të afërt mund të shohim luftën me Marco Huck i cili vazhdon ta mbaj titullin e këtij versioni.

Shaban Sinani
14 Korrik 2010

4 thoughts on “Nuri Seferi synon titullin botëror

  1. petar majstoroviq asnjeher nuk uka bokser, ku e murt kete informate, eshte per te ardhe keq per keso rrenash te mdhaja??
    une jetoj ne bern te zvicres dhe kam shok petar ushtrojme se bashku, aj ka qene kikbokser solid e jo kampion apo diqka tjeter.

  2. Petar Majstorovic eshte kick-boxier i njohur dhe eshte qe sa vite sparring partner i Nuri Seferit. Kosova boxing asnje here nuk eshte marr me rrena dhe shpifje. Para se te jepesh komente injoruese dhe ofenduese fol me Majstorovic mbasi me njifshe shume mire. Te ne ka vetem lajme te sakta …

  3. Petar Majstorovic
    ka qen disa here kampion i bote ne dise verzoine boterore dhe ka qen nder kick boksieret me te mire ne zvicer me azem maksutaj e xhavit bajramin. keto 3 kan qen kick boksieret me te mire ne zvicer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.