Gjergjaj në ring me 27 shkurt
1 min readBoksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj do ngjitet në ring me 27 shkurt në Basel. Akoma nuk është përcaktuar kundërshtari i radhës, por sipas informacioneve që posedon Kosova Boxing, kundërshtari do të jetë hungarezi Zoltan Csala i cili ka rekord prej 6 fitore (5 KO) në poaq meçe. Csala është kampion aktual i Hungarisë, ku këtë titull e fitoi me 29 dhjetor ndaj legjendës hungareze Zsoltan Petranyi me nakaut në raund të tretë.
Akoma kampi i Gjergjaj nuk është përcaktuar se a do të jetë një meç në tetë apo dhjetë raunde, apo do të jetë meç për ndonjë titull. Gjergjaj kampion aktual në EBU-EE (titull evropian i versionit EBU, i atyre shteteve jasht Bashkimit Evropian) nuk do të mund të mbronte këtë titull ndaj hungarezit, pasi hungarezi bënë pjesë te ata boksier të Bashkimit Evropian.
Csala renditet i 60-ti në boxrec.com më poshtë se Gjergjaj i cili renditet i 51-ti. Ndërsa Gjergjaj në renditjen e përgjithshme të EBU-së radhitet i 10-ti dhe i 32-ti në WBC.
Kosovaboxing.org
9 shkurt 2015