RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Shala sfidon titullin WBO-Intercontinental

2 min read

Shpetim Shala 3Shpetim Shala do të sfidon titullin WBO-Intercontinental me 7 mars në Magdeburg të Gjermanisë. Shala përball do të ketë kampionin e këtij brezi, gjermanin Dominic Boesel. Kjo do të jetë mbrojtja e pestë për Boesel e titullit WBO-Intercontinental, karshi boksierit tonë.

Lajmin për Kosova Boxing e ka bërë të ditur vetë boksieri ynë i cili synon fitoren e madhe ndaj Boesel me 7 mars. “E kam pranuar ofertën e tyre. I njoh cilësit e mija dhe që një kohë e përcjell Boeselin. Ai është i ngadalshëm, ndërsa unë jam i shpejtë. Kjo do të jetë përparsia ime, ku shpresoj që do të triumfoj ndaj tij” theksoi Shala për Kosova Boxing.

Shala dhe Boesel renditen shumë afër njëri-tjetrit në renditjen botërore të boxrec.com. Shala radhitet i 55-ti, ndërsa Boesel i 53-ti. Ndërsa Boesel renditet i 5-ti në versionin WBO. Fitorja e Shalës ndaj Boesel do ta sjellë atë në TOP-5 në WBO që do të bëhet konkorrues i titullit WBO, kampion i të cilit është Sergey Kovalev.

Shala deri më tani ka shënuar 19 fitore (8 KO) karshi një barazimi. Ndërsa Boesel ka bilanc prej 17 fitore (6 KO) në poaq meçe.

Agjencioni Kosova Boxing dhe Federata e boksit profesionist e Kosovës, shpresojnë të udhëtojnë në Gjermani për ta përkrahur boksierin tonë i cili do ta përfaqësoj Kosovën dhe Austrinë në këtë meç.

Artan Vërbica
4 shkurt 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.