RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Mbrëmje e shqiptarëve me 28 shkurt në Nurnberg të Gjermanisë

2 min read

FrankyDy protagonistët kryesor, promoteri Franc Ndue i njohur si Franky dhe menaxheri Astrit Ademaj, kanë grumbulluar disa nga talentët më të mirë shqiptar dhe perspektiv për mbrëmjen e tyre me 27 shkurt në Nurnberg. Krahas dy boksierëve Armand Cullhaj dhe Freskim Povataj që i kanë pasur në petkun e tyre, ata kanë angazhuar dhe  talentin tjerë shqiptarë, Granit Bylykbashi i cili ka tre meçe, tre fitore.

Armand Cullhaj përball do të ketë boksierin nga Gjeorgjia, George Beroshvili. Ai para vetës do të ketë një boksier cilësor dhe shumë të rrëzikshëm. Beroshvili është 23-vjeçar dhe deri më tani ka zhvilluar 22 meçe në boksin profesionist me bilanc prej 16 fitore (9 KO), katër humbje dhe dy barazimeve. Gjeorgjiani katër humbjet i ka pësuar nga boksierët cilësor, tre me vendim të gjyqëtarëve si nga norvegjezi Tim Robin Lihaug për titullin WBO Youth, pastaj finlandezin Niklas Rasuanen të pamposhtur të cilin e humbi me pikë pas gjashtë raundeve, nga gjermani Tyron Zeuge kampioni IBF International dhe WBO Youth, me të cilin e kishte fituar Cullhajn për këtë titull, si dhe një tjetër humbje e ka pasur aksidentale nga Umar Salmov në Ukrainë pas tre raundeve. Pra, kjo luftë për Cullhaj do të jetë mjaft sfiduese, i cili pas këtij meçi do të ketë meçin për titullin e Gjermanisë.

Freskim Povataj poashtu do të ketë një përballje të vështirë. Ai do të ndeshet me Goga Abuladze i cili ka përvoj më shumë se Povataj me bilanc prej 18 fitore (12 KO) dhe pesë humbje. Povataj nga Strellci i Deqanit është i patrembur dhe dëshiron me fitore të shpejta të arrin deri te kulmi i kategorisë së rënd. Ai deri më tani ka zhvilluar vetëm tre meçe, 2 fitore (2 KO) dhe një barazim.

Kundërshtarët e Toni Kraft dhe Granit Bylykbashi priten të emërohen.

Pos, boksierëve tanë fjalën kryesore do ta ketë nigeriani Nuhu Lawal dhe italiani Davide Doria. Lawal 17-0 (12 KO) do të boksoj kundër gjeorgjianit, Gary Abayan 26-19-1 (10 KO) në tetë raunde. Ndërsa Doria 11-0-1 (4 KO) kundër gjeorgjianit tjetër Giory Ungiadze 29-22-0 (16 KO) poashtu në tetë raunde.

Kosovaboxing.org
10 shkurt 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.