RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Gjergjaj nakauton brazilianin Domingos në raund të parë

1 min read

Arnold GjergjajBern, Zvicër, 26 dhjetor 2013 – Arnold Gjergjaj ka nakautuar sonte brazilianin Gilbert Matheus “el Magico” Domingos në raund të parë. Gjergjaj që nga fillimi filloi furishëm duke e goditur fuqishëm disa herë, duke e dërguar në dysheme tre herë më radhë brazilianin. Ishte minuta 2:23 e raundit të parë kur gjyqëtari Beat Haussamman ndali meçin.

“Vështirë është ti përballosh goditjet e Gjergjaj. Ai dukej si një bishë krahasuar me Domingos, i cili nuk kishte asnjë mundësi ti kundërvihej boksierit tonë” theksoi Frrok Kolaj për Kosova Boxing. Kolaj është bashkëpuntor i ngushtë i ekipit Gjergjaj.

Për Gjergjaj kjo ishte fitorja e 23-të në karrierë në poaq meçe, ndërsa e 17-ta me ndërprerje. Për brazilianin Domingos ishte vetëm humbja e dytë në karrierë, karshi 21 fitoreve (19 KO).

Gjergjaj përmbyll këtë vit me tre fitore të rëndësishme duke qenë ndër pesë boksierët më të mirë shqiptar që u shquan këtë vit.

Artan Vërbica
26 dhjetor 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.