RTK

RTKLive
6 Tetor, 2022

Matjet Zyrtare nga Berni: Gjergjaj 107.2 kg, Domingos 94.8 kg

1 min read


131225 bern 036 (1)
Bern, Zvicër, 25 dhjetor 2013
– Sot në kryeqytetin e Zvicrës në Bern janë mbajtur matjet zyrtare para meçit të nesërm ndërmjet boksierit tonë Arnold Gjergjaj dhe brazilianit Gilbert Matheus “el Magico” Domingos. Në peshime Domingos doli të jetë 94.8 kg, ndërsa Gjergjaj ishte 12. 6 kg më i rëndë, 107. 2 kg.

Domingos ka zhvilluar 22 meçe profesioniste me bilanc prej 21 fitore (19 KO) dhe një humbje. Ai ka qenë kampion i Amerikës Jugore dhe Brazilit, por në kategorinë gjysëm të rënd. Ndërsa Gjergjaj njeh vetëm fitoret në 22 meçe, të gjitha fitore, 16 me ndërprerje. Meçi Gjergjaj dhe Domingos do të zhvillohet në tetë.

Në parameç do të boksoj zvicërani Mischa Nigg 3-1-0 (3 KO) kundër azerbejxhanasit Boris Akopov 4-12-1 (3 KO).

Fotografitë nga matjet zyrtare ekskluzivisht na sjell menaxheri dhe trajneri i Gjergjaj, Angelo Gallina. Redaksia Kosova Boxing e falenderon.

Kosovaboxing.org
25 dhjetor 2013 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.