RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Gjergjaj ka marrë ofertë nga Chisora për të boksuar për titullin e kampionit evropian me 30 nëntor

1 min read

Arnold Gjergjaj Prishtinë, 14 tetor 2013- Lajmi i publikuar sot në mediet britanike se Arnold Gjergjaj do të boksoj kundër kampionit evropian, Derreck Chisora, ende nuk është pranuar nga ekipi i Gjergjaj dhe menaxheri i tij, Angelo Gallina.

Është e vërtet se Gjergjaj ka marrë një ofertë ditë më parë për të boksuar me Chisora me 30 nëntor, por kjo është vetëm ofertë dhe ende nuk është pranuar nga tabori i ekipit Gjergjaj.

“Oferta është mjaft e mirë, mirëpo kemi kerkuar një datë tjetër, për shkak se Arnoldi ka qenë i lenduar dhe dueli me Chisoran kërkon stërvitje speciale dhe koha është e shkurtër”, ka thënë vellai i Arnoldit, Antoni.

Të gjitha mediet shqiptare do të informohen nga Kosova Boxing nëse ky meç do të bëhet e realizueshëm. Kryeredaktori ynë Artan Vërbica njëherit është edhe përfaqësues medial i boksierit Arnold Gjergjaj. Prandaj mos e përdorni këtë lajm ende të pakonfirmuar nga mediet britanike.

Me respekt
Agjencioni Kosova Boxing

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.