RTK

RTKLive
28 Shtator, 2021

Zeqiri, Gashi dhe Xhoxhaj mësojnë kundërshtarët e tyre

1 min read

Perfaqesuesja e KosovësAlmaty, Kazakistan, 14 tetor 2013 – Tre boksierët tanë që do të përfaqësojnë Kosovën në kampionat botëror, Liridon Zeqiri, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj kanë mësuar kundërshtarët me të cilën do të përballen. Boksieri i parë i yni që do ketë sfidën e parë dhe ethet e kampionatit botëror, do të jetë Liridon Zeqiri, i cili nesër me 15 tetor do të përballet me kampionin e Nigerisë Joseph Oto. Shpresojmë që Zeqiri të kaloj xhiron e parë pasi boksieri ynë shihet si favorit në këtë përballje.

Ndërsa Arian Gashi do të paraqitet me 16 tetor, ku kundërshtar do të ketë boksierin nga shteti i ishullit të Oqeanisë Naurus, Dereragia Josep. Edhe në këtë përballje presim që Gashi të kalon pengesën e parë.

Fati deshti që Xhoxhaj të kalon pengesën e parë pa luftë, ndërsa me 20 tetor do të ballafaqohet me fituesin e turnet tonë ndërkombëtar të vitit të kaluar “Adem Jashari”, bullgarin Radoslav Panteliev.

Artan Vërbica
14 tetor 2013

3 thoughts on “Zeqiri, Gashi dhe Xhoxhaj mësojnë kundërshtarët e tyre

  1. hmm zdi veq mare per kosoveen se kta bokser nuk kan me tregu maksimumin e tyre sepse skan aq shume stervitje me dhimsen shume por liridon zeqiri mund me ba diqka por te tjeret shpresoj pom intereson nje nder ma talentum bokser ne kosove burim hasani pse sosht ne kampionat ?

  2. po boll ke ma me prmtime te se pa pare nuk rrehet kerkush veq ne kosove ska ma se jan krejt hajna nuk ka sen prej ksaj pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.