RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Bradley dëshmohet, fiton ndaj Marquez. Ndërsa Lomachenko debuton me KO

1 min read

Bradley Jr. celebrates his victory over Marquez of Mexico at the Thomas & Mack Center in Las VegasLas Vegas, SHBA, 12 tetor 2013 – Me fitoren e shënuar mbrëmë, Timothy Bradley 31-0 (12 KO) është dëshmuar se është kampion i vërtet botëror në kategorinë velter. Ai poashtu ka fituar respektin e skeptikëve pas dy fitoreve kontraverse ndaj Manny Pacquiaos dhe  Ruslan Provodnikov. Bradley mbrëmë ishte më i mirë se Juan Manuel Marquez 55-7-1 (40 KO) për një nuancë duke arritur të fitoj dy boksier “Hall of Fame”. Dy nga gjyqëtarët i dhanë fitoren Bradleyt, ndërsa njëri Marquezit. Robert Hoyles e gjykoi 115-113 për Marquez, ndërsa Patricia Morsa Jarman 116-112 dhe Gleen Feldman 115-113 për Bradley.

Lomachenko stands in his neutral corner as referee Mora calls the fight after Lomachenko stopped Ramirez in the 4th round of their featherweight fight in Las VegasNdërsa në meçin debutues për titullin WBO Internacional, kampioni i dyfishtë olimpik Vasyl Lomachenko ka fituar duelin me meksikanin Jose Ramirez 25-4 (15 KO) me nakaut në raundin e katërt. Lomachenko tregoi potencial duke mposhtur një boksier me shumë përvojë. Ai që në raundin e parë e me një “Body-Shot” e hedhi në dysheme, deri sa në raundin e katërt e përsëriti goditjen në trup duke e lënë të përplasur në dysheme. Duelin e radhës Lomachenko mundet të ketë për titull bote në pranverë ndaj kubanezit Guillermo Rigondeaux.

Kosovaboxing.org
13 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.