RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Rrustemi fiton me ndërprerje Jalusicin

2 min read

Erzen RrustemiRegensburg, Bayern, Gjermani, 12 tetor 2013 – Tre shqiptarët tonë që janë paraqitur mbrëmë në ringun e Regensburgut, kanë arritur fitore. Erzen Rrustemi, Bekim Pagga dhe Denis Dauti ishin më të mirë se rivalet tjerë.

Rrustemi, 4-0 (4 KO) përball kishte boksierin e mirënjohur kroat, Josip Jalusic të cilin arriti të mposht në raundin e dytë, pasi ai lëndoi dorën dhe iu desht të tërhiqet. Por, gjatë dy raundeve Rrustemi ishte dukshëm rival më i fortë duke pritur vetëm momentin që këtë meç të përfundon para kohe. Rrustemi është duke u ngritur dal nga dalë bilancin e tij të boksierit me boksier cilësor duke arritur që në katër meçet e tij të para në boksin profesionist të mposht boksier cilësor si Jalusicin dhe Muhamed Ali Durmaz. Meçin e radhës do ta zhvilloj me 21 dhjetor në Kirchberg të Zvicrës. “Kisha punuar shumë për fitore. Ishte një meç domethënës për mua. Unë isha duke dominuar dhe isha drejt fitores së sigurtë. Jam i lumtur që fitova” theksoi Rrustemi për Kosova Boxing. 

Fitore shënoi edhe Bekim Pagga, 4-4-0 (2 KO) ndaj boshnjakur Elvir Behlulovic. Pagga arriti fitore pas gjashtë raundeve të zhvilluara.

Edhe një tjetër shqiptar u prezentua në këtë mbrëmje. Ai ishte Dennis Dauti, 2-0 (1 KO) i cili mposhti austriakun Viktor Semiltsich me nakaut në raund të parë.

Në këtë mbrëmje u paraqit edhe talenti i cili boksoi në Prishtinë në maj të këtij viti, James Chereji, 4-0 (3 KO), i cili mposhti serbin Aleksander Nikolic 3-4-0 me ndërprerje në raundin e dytë. Me talentin Chereji punon trajneri shqiptar me perspektiv Agron Kurtishi.

Përgatiti:
Artan Vërbica
13 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.