RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Fury sërish i lënduar, anulon përballjen e 29 tetorit

1 min read

Klitschko vs. FuryTyson Fury ka anuluar sërish meçin me Klitschkon. Meçi i paraparë që ishte të zhvillohet në 29 maj u shty sërish. Pas kësaj boksieri i lindur në Manchester rrezikon të mbetet pa tituj, pasi brezat mund t’i hiqen për shkak se kanë kaluar mbi 12 muaj që kur i ka fituar ndaj Klitschkos nëntorin e kaluar në Dusseldorf.

Fury kishte befasuar të gjithë kur kishte arritur të shpallet kampion botë në pesha të rënda duke e rrëzuar nga froni Klitschkon pas 11 vjetëve.

Klitschko i kishte kërkuar rimeç, dhe data e parë ishte caktuar 9 korriku, por Fury e kishte shtyrë atë për shkak të një lëndimi që kishte pësuar më 25 qershor në stërvitje. Më vonë ishte mësuar se kampioni i botës ishte suspenduar nga Anti-Dopingu në Britani të Madhe për shkak se kishte dështuar në disa teste antidoping në shkurt të 2015.

Paneli i Anti-Dopingut e ka lejuar Furyn që më 29 tetor të zhvillojë rimeçin kundër Klitschkos, kurse fati i tij për doping do të zgjidhej në nëntor. Por, Fury javën e kaluar dështoi të paraqitet në konferencën për shtyp në Londër, me arsyen se i ishte prishur makina.

www.kosovaboxing.org
25 shtator 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.