Donjeta Sadiku kampione e Evropës për të reja
1 min readPas suksesit të jashtzakonshëm të vitit të kaluar kur doli e dyta e botës në konkurrencën e të rejave në Tajvan, Donjeta Sadiku sot arrinë edhe një suksesë të madhe. Ajo fiton të artën për të reja në Kampionatin Evropian në Ordu të Turqisë.
Në meçin final Sadiku ishte shumë më e mirë se rivalja e saj nga Ukraina, Maria Cherednichenko. Gjatë gjithë meçit Sadiku me goditje të shumta e dërrmoi në tërësi rivalen e saj, duke mos i dhënë mundësi të kundërpërgjigjet. Në fund gjyqtarët nuk e patën të vështirë dhe me vendim unanim e shpallën fituese Donjeta Sadikun.
Meritat për këtë fitore në finale i takojnë edhe trajnerit të saj, Besim Brahimi, e cili gjatë gjithë meçit ishte aktiv, duke i dhënë instruksionet e duhura për boksieren e tij.
www.kosovaboxing.org
26 shtator 2016