RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Donjeta mposht edhe britaniken duke siguruar finalen

1 min read

donjeta-sadiku-1111Ordu, Turqi, 25 shtator 2016 – Donjeta Sadiku në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte, ka mposhtur me vështirësi favoriten Ellie Scotney. Donjeta edhe pse u gjend në disavantazh në raundin e parë, në tre raundet vijuese shkëlqeu duke marrë vlerësime të larta nga gjyqtarët, të cilët i dhanë fitoren.

Më triumfin e tretë në këto gara, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e cila do të zhvillohet të hënën në orën 15:00. Tashmë Donjeta Sadiku e ka siguruar medaljen e argjendtë, ndërsa nesër do të hyjë në sfidë për të artën.

Në kampionatin Evropian të të rejave dhe junioreve që po mbahet në Ordu të Turqisë, Kosova po përfaqësohet me Donjeta Sadikun, e cila në shtabin e saj e ka trajnerin Besim Brahimi, si dhe gjyqtarin ndërkombëtar Latif Demolli, i cili po e ndan drejtësinë në këtë garë prestigjioze.

www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.