RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Florian Marku: Conor Benn ka nofull të dobët

2 min read

Aurora Vërbica
8 prill, 2021

Boksieri i njohur britanez Conor Benn do të luftojë kundër kanadezit Samuel Vargas me datën 10 prill në Londër.

Lidhur me këtë meç komentet e bokserit të njohur shqiptar Florian Marku nuk munguan.

Marku për britanezin Conor Benn tha se zgjedh vetëm  “ kundërshtarë të këqinj “ sepse nuk mund të marrë” një goditje në kokë”.

Për Sky Sports Marku shtoi: “E dija që ai nuk do të më sfidonte në dy apo tre luftimet e tij të ardhshme sepse ai zgjedh kundërshtarë të këqij me rekorde të këqija.”

“Sebastian Formella kishte një rekord të mirë, por ai nuk ishte një shënues i fortë. Vargas nuk është një kundërshtar i mirë. Ai ka humbur me të gjithë boksierët  e mirë dhe kurrë nuk ka fituar kundër askujt me një rekord të mirë.” shtoi ai.

Marku ka kohë që e fton Benn-in për dyluftim, por Benn nuk iu ka përgjigjur boksierit tone. Ai vetëm ka theksuar se Marku po të ndeshet me 20 bokserët më të mirë të Britanisë së Madhe do të pësonte.

Marku potencoi faktin se është e lehtë të zgjedhësh dikë që ka provuar humbje shumë herë sepse nuk i jep zemrën këtij sporti. Benn ka nofull të dobët. Unë do ta nokautoj.

Si duke ai mendon për Connor Benn  zgjedh kundërshtar të dobët në mënyrë që ta mar më lehtë një fitore.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.