RTK

RTKLive
15 Tetor, 2021

Connor Benn vazhdon marshimin, iu desht vetëm një raund për ta përmbysur Vargasin

1 min read

Copper Box Arena, Queen Elizabeth Olimpic Park, Londër, 9 prill 2021 – Connor Benn (18-0, 12 KO) ka vazhduar shkëlqimin e tij duke mposhtur para ca minutash kolumbianin Samuel Vargas (31-7-2, 14 KO) me nokaut teknik në raund të parë. Atij iu nevojiten vetëm një minutë e gjysmë për dërmuar Vargasin të cilin e dërmoi me një rrebesh goditjesh, deri sa gjyqëtari në ring, Michael Alexander ndërpreu përballjen. Me këtë fitore Benn mbrojti titullin “WBA Continental” në kategorinë velter.

Benn ka kohë që është duke u ftuar nga boksieri ynë Florian Marku për një dyluftim. Sipas informacionëve që kemi ky meç mund të zhvillohet pas një periudhe të shkurt. Marku deri më tani ka zhvilluar 9 meçe me bilanc prej 8 fitoresh (6 KO) dhe një barazimi të padrejtë. Ai për të marrë duelin me Benn i duhet së paku edhe një meç në 10 raunde, pasi rregullorja botërore nuk e lejon një sfidë për titull bota pa i zhvilluar dy meçe në dhjetë raunde.

www.kosovaboxing.org  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.