RTK

RTKLive
24 Korrik, 2021

Reshat Mati pranë rikthimit me 29 maj në MGM, Las Vegas

2 min read

Tashmë jemi mësuar që boksieri ynë Reshat Mati po paraqitet në tempujt më të mëdhenj botëror, që rrallë kush e ka fatin, vetëm ata që cilësohen ndër talentët më të mëdhenjë botëror, e ne e kemi fatin që kemi një yll në ardhje i cili krahas këtyre paraqitjeve, ai po din edhe të na gëzojë me fitore cilësore, drejt ngritjes e tij në pedistialin më të madh. Jo rastësisht Mati bën pjesë në 50 boksierët e së ardhmës së ekipit më të fuqishëm sot në botë, Matchroom Promotions.
Në nëntë meçet e tij profesioniste, Mati është paraqitur në tempujt madhështor si, dy herë në Wintrust Arena në Chicago, dy herë poashtu në Madison Square Garden në New York, Staple Center në Los Angelos, Talking Stickt Resort në Phoenix, pastaj në Mbretninë e Madhe në Angli në Manchester Arena, si dhe dy hernat e fundit në Seminole Hard Rock Hotel në Florida. Sa fascionante poashtu ai me defilimin e tij dhe me paraqitjet e tij ka bërë që jo vetëm shqiptarët, por ai të adhurohet shumë nga amerikanët si dhe duke fituar fansa anë e mbanë botës nepërmejt tv drejtimeve DAZN që po i emiton drejtpërdrejt të gjitha duelet e tij. Dhe tani Mati me 29 maj do të paraqitet sërish në një arenë të madhe, atë në Michelob Ultra Arena-MGM në Las Vegas, në parameç të Devin Haney dhe Jorge Linares e vlefshme për titullin e kampionit të botës në kategorinë e lehtë, në versionin WBC.

Mati ishte parashikur që  me 29 maj të boksoj kundër boksierit me përvojë dhe mjaft cilësor, Nicholas Delomba (16-3-0, 5 KO), por ky i fundit është tërhjekur këto ditë për arsye të panjohura. Gjithsesi ekipi Matchroom është në kërkim të një boksieri tjetër.

Boksieri ynë ka pasur lëndim në dy daurt e tij, pasi i lëndoi në meçin e fundit me 18 dhjetor të vitit të kaluar kundër Dennis Okoth. Tani më ai ka sanuar lëndimin dhe e pret me padurim rikthimin.

“Është paraparë që të boksoj me Nicholas Delomba me 29 maj, por për arsye të paarsyeshme ai u tërhoq. Patëm edhe dy të tjerë që edhe ata pranuan pastaj nuk pranuan. Shpresojmë që shumë shpejt të mësojmë kundërshtarin dhe të përgatisim strategjinë kundër tij” theksoi Adriani për Kosova Boxing, babai i Reshatit i cili njëherit është pjesë edhe e ekipit të trajnerëve të Matit.

www.kosovaboxing.org 
14 prill 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.