Reshat Mati rikthehet në muajin maj
2 min readArtan Vërbica
23 mars 2021
Boksieri më perspektiv shqiptar, Reshat Mati pritet të bëjë rikthimin e tij në muajin maj. Ai në duelin e tij të fundit të zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar kundër Dennis Okoth që e mposhti me nokaut teknik në raund të gjashtë, lëndoi të dy duart. Ai që nga fillimi e kishte grushtuar fortë Okoth-in, gjë që në raund të parë kishte thyer dorën e majtë, ndërsa që edhe të djathtën më pastaj e kishte lënduar. Edhe pse i lëndoi dy duart, cak e kishte fitoren dhe për te nuk ekzistoi dhimbja, vazhdoi dhe e mposhti afrikanin duke e bërë të mos e kuptoj se ishte i lënduar.
“Kam filluar nga pak të gjuaj grushte si në thesë, si dhe në duar të trajnerit. Po ndihem mirë dhe mezi po e pres rikthimin” bëri të ditur Mati për Kosova Boxing.
Mati është pjesë e ekipit më të fuqishëm në botë, Matchroom. Ekipi anglez ka plane të mëdha për boksierin tonë. Ai shihet si njëri ndër 50 boksierët më të mirë që ka në petkun e vet. Dhe shumë shpejt Mati do të vije në nivele të larta ku do të boksoj me më të mirët e botës.
“Besoj do të rikthehem në mesin e muajit maj. Shpresoj deri atëherë do të jam qind për qind dhe do të shënoj fitoren e dhjetë në boksin profesionist”, deklaroi Mati për faqen tonë.
Mati deri më tani ka zhvilluar 9 meçe profesioniste, të gjitha fitore, shtatë me nokaut. Renditet i 133-ti në boxrec dhe ngadalë po ngritet në maje aty ku e ka vendin. Ai konsiderohet si boksier i gjeneratës së re që do të dominoj boksin botëror së bashku me yjet si Teofimo Lopez, Ryan Garcia, Vergil Ortiz Jr, Devin Haney, etj.
www.kosovaboxing.org