Festim Kryeziu sfidon titullin EU-EBU këtë fundjavë
1 min readBoksieri ynë perspektiv Festim Kryeziu i njohur në Gjermani dhe më gjerë si Timo Schwarzkopf do të sfidon këtë të shtunë titullin vakant EU-EBU të Bashkimit Evropian.
Kryeziu përball do të ketë boksierin nga Gjeorgjia Anzor Gamgebeli.
Kjo do të jetë sfida e parë për ndonjë titull për boksierin tonë, i cili deri më tani ka shënuar 13 fitore (7 KO) në poaq meçe. Ndërsa kundërshtari i tij Gamgebeli ka gjithsej 25 meçe të zhvilluara me bilanc prej 17 fitore (6 KO), pesë humbje dhe tre barazime. “Jam nën ethe. Kam punuar shumë për titullin e parë që shpresoj që do ta fitoj” theksoi Kryeziu për Kosova Boxing.
Ky meç do të zhvillohet në Berlin në parameç të Arthur Abraham dhe malazesit Nikola Sjelkoca, i rëndësishëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë super të mesme.
Fitoren e fundit Kryeziu e shënoi ndaj ish-kampionin botëror Junior Witter, në nëntor të vitit të kaluar, por kjo fitore nga shumë ekspertë u vlerësua si kontraverse. Kryeziu ka të ardhme të ndritshme dhe menaxher Conny Mittermeier që mund ta ngrisë kapacitetin e tij.
Artan Vërbica
1 maj 2014