RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Mayweather vs. Maidana sonte

2 min read

Mbreti Mayweather do të gjendet sonte, para një sfide tjetër

Mayweather vs, MaidanaMGM Grand Casino në Las Vegas do të pret sonte meçin e shumë pritur ndërmjet Floyd Mayweather dhe argjentinasit Marcos Rene Maidana. Ky meç i cili do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin e njohur amerikan SHOW TIME, sërish do të sjell milionat për Mayweather. Në këtë meç Mayweather ka inkasuar 38 milion dollar ndërsa Maidana vetëm 1.5 milion dollar. Këto shumë janë të llogaritura pa shitjet e të drejtave Pay-Per-View e cila në masë të madhe do të sjell edhe më shumë miliona boksierit amerikan.

Në dokumentarin e realizuar nga SHOW-TIME, Mayweather shpreson të mbetet i pamposhtur. Ai deri më tani ka zhvilluar 45 meçe duke shënuar të gjitha fitore (26 KO). “Unë jam qe 18 vite në krye të boksit botëror dhe shpresoj të vazhdoj akoma të jem mbret e sportit të boksit” theksoi Mayweather.

Mayweather poashtu ka titulluar tashmë vetën me nofkën e re, TBE e cila nënkupton, “THE BEST EVER”, apo më i miri i të gjitha kohërave.

Ndërkohë Maidana i cili në karrierën e tij ka gjithsej 38 meçe me rekord prej 35 fitore (31 KO) dhe tre humbje, shpreson në befasi. “E di që Mayweather është i pathyeshëm deri më tani. Por, asnjëri deri më tani nuk ka arritur të penzionohet si i pamposhtur. Prandaj do të mundohem që unë ta bëjë një gjë të till” theksoi Maidana.

“Unë kam grushtin e fortë dhe këtë e kam treguar se kam shënuar 31 fitore me ndërprerje. Do të shfrytëzoj grushtin tim dhe Mayweather do të pësoj humbje për herë të parë” tha më tej Maidana.

Kosova Boxing në numrin e kaluar të revistës sonë “KOSOVA BOXING MAGAZINE” ka sjellur një speciale rreth fitoreve dhe suksesit të Mayweather. Dhe këtë do t`ju sjellim edhe lexuesve tanë që nuk kanë pasur rastin ta kenë specialen e Mayweather.

Artan Vërbica
3 maj 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.