RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Faton Salihu nënkryetar i FBM-së

2 min read

Të shtunën në Shtip është zhvilluar Kuvendi zgjedhor në Federatën e boksit në Maqedonisë, ku u bënë edhe disa ndryshime në organet drejtuese të FBM-së. Kështu më së shumti fituan shqiptarët, pasi nënkryetar i këtij institucioni sportiv u zgjodh ish kampioni evropian në boks për kadet, Faton Salihu, kurse në Këshillin drejtues të FBM-së tani janë edhe Ramadan Salihu dhe Fisnik Hani. “Si ish boksier, tani me pozitën e re do të jem i kyçtë drejtpërdrejt në punët e brendshme të Federatës së boksit të Maqedonisë.Në të kaluarën kemi pasur shkelje, mirëpo nga tani të njëjtat nuk do ti lejoj dhe boksierët shqiptar do ta kenë maksimalisht përkrahjen time. Do të bëj bashkëpunim me Kosovën dhe Shqipërinë, kurse në vend të parë do jenë pjesëmarrja në Kampionatin evropian për junior në Sofje si dhe kualifikimet e Fatlum Zhutës për Lojërat Olimpikë në Londër”, tha për “KosovaBoxing”, nënkryetari i  FBM-së, Faton Salihu.

Ndryshe, në Kuvendin zgjedhor u vendos që në të ardhmen të futet edhe një zëvendës sekretar shqiptar kurse seleksionues i reprezentacionit për të rinj do jetë Naser Haruni.

Para votimit të drejtuesve të rinj, kryetari i FBM-së, Vojo Nastevski,  i cili mori edhe një mandat, para të pranishmëve prezantoi raportin e punës, ndërkohë që e njëjta u kundërvë nga kuvendarët. Ata ishin të pakënaqur me punën që po bëhet me të rinjtë, si dhe me incidentet që ndodhën në Shutkë kur edhe u lënduan disa boksier të Çairit. Po të njëjtit kishin vërejtje edhe në raportin financiar që e paraqiti Nastevski. Kështu, kundra kandidaturës së sërishme të Vojo Nastevskit ishte trajneri i KB Shkupi, Naser Haruni, i cili tha se shqiptarët humbin shumë kur në krye është Vojo.

 Avdyl Salihu
2 Prill 2012

1 thought on “Faton Salihu nënkryetar i FBM-së

  1. Urime Faton,dhe ju deshiroj shume suksese ne te ardhmen,dhe shpresoj se do te ecen perpara si boksi shqipetar ne Maqedoni e po ashtu shpresoj ne bashkpunime me federatat shqiptare te boksit si me ate te Kosoves e po ashtu dhe te Shqiperis.
    Andaj vetem ju deshiroj pune te mbar e suksese ne punen qe tani duhet te beni per boksin Shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.