Kosova me 1 të artë dhe 1 të argjent kthehet nga Bosne Hercegovina
1 min readZenicë, Bosne e Hercegovinë, 25 Mars 2012 – Përfaqësuesja e Kosovës, është kthyer nga shteti fqinjë me dy medalje, 1 të artë dhe 1 të argjent. Ndonëse Kosova ishte përfaqësuar me dy boksier dhe kishte vetëm nga një meç final, boksierët tanë arritën rezultate të mira. Burim Hasani boksoi kundër boksierit nga Kroacia Josip Grbovac të cilin e humbi me vendim të gjyqëtarëve. Hasani kishte dhënë më shumë në këtë duel gjatë tre raundeve, por në fund fitues u shpall boksieri kroat. “Ishte një vendim skandaloz i gjyqëtarëve”, theksoi zëdhenësi i FboxK-së, Latif Demolli për kosovaboxing.org.
Arian Gashi ishte më i mirë se boksieri vendas nga Bosne e Hercegovina, Miroslav Cembic. Gashi dominoi tre raunde duke treguar klasë, teknikë të përsosur dhe nuk lejoi befasi. Në fund gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierit tonë, që ishte me plot meritë.
Selektori i Kosovës, Xhevdet Peci dhe gjyqëtari Latif Demolli u nderuan me nga një mirënjohje nga organizatori i turneut. Peci u nderua me mirënjohje, pasi kishte fituar turneun “Celicna Rukavica” me 1980, dhe si shenjë respekti iu dha ky çmimë. Ndërkohë Demolli për ndarjen e drejtësisë.
Kosovaboxing.org
27 Mars 2012
urime urime fitorja e merituar ARIAN GASHI JU PERGZOJ QASHTU VEQ MEDALE BINI JU KOSOV NA KNAQNI BRAVOOOOOOOOO
Shume mire Arian, Bravo Bravo Bravo
Vetem Perpara jeni te mrekullushem ti dhe Vllau yt!!