Fabiana dhe Sebastian Bytyqi triumfojnë me ndërprerje
1 min readUsti Nad Labem, Çeki, 25 qershor 2016 – Fabiana dhe Sebastian Bytyqi kanë triumfuar sonte në qytetin e tyre në Usti Nad Labem të Çekisë me ndërprerje. Të dytë shkëlqyen para të pranishmeve ku adhurohen shumë nga qyteti ku jetojnë.
Boksierja që ishte parashikuar të boksonte me Fabianën, kundërshtarja nga Tanzania, Halima Vunjabei nuk arriti me kohë të pajiset me vizë, dhe për këtë arsye ekipi SES Boxing për së shpejti gjeti zavendësuesën, dhe nuk kishin opcion tjetër më të mirë se bullgaren, Teodora Bacheva (4-5-0, 1 KO), me të cilën Fabiana boksoi edhe dy herë të tjera në të kaluarën. Fabiana pikërisht në mars të këtij viti fitoi titullin “WBC-Youth” ndaj Teodora Bachevas.
E treta e vërteta për Fabiana Bytyqi (8-0, 3 KO) ndaj Bachevas doli edhe më bukur, pasi Fabiana arriti ta mposht me ndërprerje në raund të tetë. Në fund të raundit të shtatë, Bacheva ishte e lodhur dhe nuk mundi t`a vazhdoj raundin e tetë duke e dorëzuar meçin.
Performancë të shkëlqyeshme tregoi edhe Sebastian Bytyqi (8-0, 7 KO) duke mposhtur hungarezin Norbert Gluck (7-3, 4 KO) me nakaut në raund të dytë. Ishte direkti i djathtë i Bytyqit i cili gjeti cakun në mjekrën e Gluck të cilin e dërgoi në nakaut.
E falanderojmë babain e Fabianës dhe Sebastianit, Fabianin për ekskluzivitetin e vazhdueshëm që e sjell për Kosova Boxing.
Artan Vërbica
25 qershor 2016