RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Florian Marku nakauton Warren Stevelmans në raund të parë

1 min read

Florian MarkuAthinë, Greqi, 25 qershor 2016 – Florian Marku ka triumfuar sonte ndaj kikboksierit të famshëm Warren Stevelmans me nakaut në raund të parë. Me këtë fitore Marku fitoi titullin WKF të botës. Brezi ka vlerën e vet, por më shumë qon peshë vetë fitorja ndaj Stevelmans i cili është kampion i shumë federatatave botërore dhe që para kësaj përballje kishte bilanc prej 59 fitoresh (16 KO), 28 humbjeve dhe 5 barazimeve.

Florian Marku është ndër kikboksierët më të shquar shqiptarë. Ai cilësohet edhe nga ekspertët botëror si njëri ndër më të mirët në botë në kategorinë velter.

Kosova Boxing i uron fitoren kikboksierit tonë duke i uruar edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen.

Kosovaboxing.org
25 qershor 2016  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.