RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Anthony Joshua nakauton Dominic Breazeale në raund të shtatë

2 min read

Joshua 6O2 Arena, Londër, 25 qershor 2016 – Britaniku Anthony Joshua po vazhdon dominimin e tij të qind për qind në boksin profesionist, 17 meçe, 17 fitore, të gjitha me KO.

Joshua sonte para 20.000 shikuesve në O2 Arena në Londër mposhti amerikanin Dominic Breazeale (17-1, 15 KO) me nakaut në raund të shtatë. Me këtë fitore Joshua mbrojti titullin Anthony Joshua 1Anthony Joshua 3Joshua 5Anthony Joshua 2e kampionit të botës në versionin IBF për herë të dytë.

Të dy boksierët njiheshin mes veti sepse ishin pjesëmarrës në Lojrat Olimpike “Londra 2012”, ku Dominic Breazeale u eliminua në xhiro të parë, ndërsa Anthony Joshua fitoi medaljen e artë atë vit. Tani për këta dy kolosë kishte ardhur një kohë tjetër pasi për katër vite në boksin profesionist të dytë njihnin vetëm fitoret duke qenë të pamposhtur në boksin profesionist, por Joshua edhe një herë tregoi superiotetin. Ai këtë e dëshmoi edhe ndaj Breazeale duke e mposhtur me nakaut. Dominimi i Joshua u dëshmua që nga raundi i parë, ndonëse edhe amerikani nga California tregoi vlera dhe cilësi të boksierit, por Joshua u dëshmua se është një nivel më i lartë.

Boksieri nga Zelanda e Re, Joseph Parker (19-0, 16 KO) do të jetë kundërshtari zyrtar nga IBF që do të duhej të boksoj kundër Anthony Joshua . Parker do të boksoj me 21 korrik me Solomon Haumono (24-2-2, 21 KO) për titullin WBO Oriental, para se të marrë vendim a dëshiron të boksoj me Joshua, apo do të tërhiqet. Poashtu Joshua pritet që të ketë edhe një meç gjatë shtatorit ndaj David Price.

Artan Vërbica
26 qershor 2016 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.