RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Exclusive: Intervistë me Sead Bushatin

4 min read

Velipojë, Korrik 2011 – Agjencioni ynë i lajmeve Kosova Boxing realizojë intervistë ekskluzive me njërin ndër trainerët më të mirë shqiptar në të gjitha trevat tona, trainerin e Klubit të Boksit Tirana, zr. Sead Bushatin. Me një punë të palodhshme me një sistem të punës 4 deri 5 vjeçare, Bushati ka arritur të përmbush objektivat e tij, që këtë vit u kurorëzua me titullin e kampionit të Shqipërisë për moshat e reja, ndërsa do të jetë sfida kryesore edhe për titullin e kampionit të Shqipërisë për moshat madhore.

Kosovaboxing.org : Sa jeni i kënaqur me të arriturat e juaja, dhe titullin e fituar me moshat e reja ?
Sead Bushati : Jam jashtëzakonisht i kënaqur me titullin që fituam në Shkodër, është një punë mjaft e madhe për të arritur deri te kjo sfidë. Djemt kanë qenë shumë të motivuar për të dal kampion, edhe vet si trainer kam qenë i gëzuar me paraqitjen, për të dalur mirë. Nuk shkuam me synimin me dal kampion, por shkuam me synimin që të paraqitemi sa më mirë, të shpalosim komplet atë që dimë, disciplinen e ekipit tonë, teknikën, taktikën, dhe të japim një boks të mirë, dhe ia arritëm të dalim me shumë sukses, ku në finale dolëm me 6-të kampion në konkurrenca të ndryshme, për këtë arsye jam jashtëzakonisht i kënaqur.

Kosovaboxing.org : Kampionati Shqiptar është paraparë të mbahet në fund të muajit Gusht apo në fillim të muajit Shtator. A keni ndonjë datë të saktë për këtë aktivitet?
Sead Bushati : Sa kam marrë vesh nga sekretari i Federatës së Boksit të Shqipërisë, Edmond Kabashi, ai më ka thënë se kampionati nuk do të mbahet në muajin Gusht apo Shtator, por në Tetor pas kampionatit botëror në Baku të Azerbejxhanit që mbahet në fund të muajit Shtator. Për mendimin tim kjo nuk duket shumë e drejt se kampionati kombëtar duhet të zhvillohet para kampionatit botëror, që të shifet format e boksierve, dhe në kampionat botëror të shkojnë ata që e meritojnë, prandaj është diçka e gabuar që kampionati të mbahet pas kampionatit botëror.

Kosovaboxing.org : Çfarë synimesh do të keni për kampinatin e të rriturve, cilat janë aspiratat e juaja dhe kur të mbahet ?
Sead Bushati : E kam thane disa herë se nuk jam kampionatist, nuk dëshirojë të mirrem me kampionatizëm. Unë nuk e kam këtë kompleks dhe nuk vuaj si trainer, as këto sportistat e mij, dua që të bëjnë pjesë, të bëjnë boksin e tyre, lirshëm pa ndonjë presion, të fitojnë sukses, dhe kur të dalin me sukses atëhere edhe vjen titulli.

Kosovaboxing.org : Kemi ndëgjuar se në muajin Gusht do të kemi ndeshje sparringu eliminator për kampionatin botëror në kategorinë deri 69 kg dhe 75 kg, ku do të përballen Albi Sorra kundër Asmer Bilallit dhe Alban Bermeta kundër Enea Kovaçit. A mendoni se kjo mënyrë është e drejt dhe transparente ?
Sead Bushati : Normalisht, është e drejtë dhe transparente që të përballen dhe të shofim kush është më i mirë. Unë mendoj se atje duhet të shkoj ai që është më i mirë dhe në formën më të mire.

Kosovaboxing.org :  Pas suksesit tuaj si trainer dhe një pune të zellshme shumë vjeçare, a të është ofruar ndonjë pozitë në stolin e udhëheqjes së trainerëve kombëtare, apo ndihmës selektorit, apo diçka të till ?
Sead Bushati : Deri më tani asgjë.

Kosovaboxing.org : A pret ndonjë ftesë të jesh pjesë e ekipit kombëtar për kampionatin botëror ?
Sead Bushati : Me kënaqësi do t`a kisha pranuar ftesën, një ftesë të till në qoftë se do të kishte nevoj traineri i kombëtares për mua, me shumë dëshirë do t`a pranoja.

Kosovaboxing.org : Boksi në Shqipëri filloi prapë në fillim të viteve të 90-ta, por deri më tani nuk kemi ndonjë sukses në arenën ndërkombëtare, si në kampionate evropiane, botërore, lojra mesdhetare apo olimpike, ku na mungon medalja ?
Sead Bushati : Sa i përket boksit në Shqipëri, duhet të them se duhet një punë më e madhe, aktivitete më të mëdhaja, sa më teper stërvitje të përbashkëta. Jemi shumë larg medaljes evropiane, medaljes botërore, duhet të jemi realist për këtë gjë. Duhet një strategji shumë e madhe në federatë, që sportistët tanë të kenë sa më shumë ndeshje, që të rritin sa më shumë vetën e tyre. Sa i përket momentit aktual nuk është bë asnjë gjë konkrete, asnjë stërvitje taman, një grumbullim taman, që të rritim nivelin dhe të ecim përpara. Për mendimin tim, gjëja më e mirë është të fillojmë të punojmë me moshat e reja, sidomos me datëlindjet 1994, që janë 17 deri 18 vjeç dhe po të punohet me ta me një periudhë më të gjatë mund të na sjellin ndonjë medalje.

Kosovaboxing.org : Ju faleminderojmë që gjetët kohë për ne, në këto ditë vere të nxehta e pushimi.
Sead Bushati : Ishte kënaqësi e imja. Ju faleminderoj edhe juve që po i jepni jehonë shumë boksit shqiptar kudo në botë.

Intervista u zhvillua para disa ditësh në fshatin bregdetar Velipojë të Shkodrës nga Artan Vërbica.

4 thoughts on “Exclusive: Intervistë me Sead Bushatin

  1. Me vjen mire per intervisten qe keni bere me njeriun e duhur, me nje trajner qe besoj e ka nje te ardhme te mire dhe te sukseseshme.
    I them keto pasi qe kemi pare boksier te cilet ka punuar Seadi dhe Besoj se me kete pune qe bene dhe do te kete suksese.
    Per sa i perket fteses une kisha thene qe selektori i kombetares duhet qe ti beje ftese dhe te punojne bashkarisht pasi qe Seadi eshte nje trajner i ardhmerise se boksit shqipetar, e besoj dhe mendoj qe e ka vendin te jete aty ne vendin ku punohet me kombetaren.

    Urime per suksesin me te rinjet, e shpresouj se do te jesh i suksesshem dhe me senioret.

    Dhe juve si redaksi ju falenderoj per punen qe po beni per boksin, e suksese e po keshtu te keni intervista me njerez qe punojn per te miren dhe suksesin e sportit e per ne veqenarisht per boksin.

    Agim Tahiraj

  2. Ju deshiroj shume suksese Sead, per mua jeni nje nder trajnerat ma te mire shqiptar dhe jeni i domosdoshem per boksin shqiptar dhe kosovar

    me shummmmmmm rrespekt shoku yt nga Kosova, Usama

  3. urime dhe shume suksese Sead ne vitin 2001 te kam ushtruar une ne ferizaj per pak kohe sa isha atje. ne ate vit keni boksue per Kastriotin e Ferizait pershendetje dhe shume e shume suksese nga Arsim-cima KRYEZIU trener o boksit ne france klm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.