Exclusive: Intervistë me luftëtarin tonë të ringjeve MMA, Ilir Latifin
3 min readPrishtinë, 7 Korrik 2010 – Ilir Latifi po qëndron për pushime në Kosovë. Ai ka disa ditë që ka ardhur t`i vizitoj të afërmit e tij në qytetin e prindërve në Vushtrri por edhe shokët gjithëkëndej në Kosovë. Iliri me të ardhur në Prishtinë gjeti kohë për redaksinë tonë ku arritëm që t`a zhvillojmë një bised apo intervistë me yllin tonë të sportit luftarak MMA.
Kosovaboxing.org : Ilir mirë se vini në Kosovë ?
Ilir Latifi : Ju përshendes juve, dhe të gjithë adhuruesit tonë shqiptar që po më përkrahin kudo që po paraqitem.
Kosovaboxing.org: Adhuruesit tanë janë kurreshtar që përmes redaksisë sonë të kuptojnë për luftën tuaj të radhës. Kur mund t`a presim ?
Ilir Latifi : Me 20 Shtator do të luftoj në Zhenevë të Zvicrës. Kjo luftë do të jetë në organizatën “Strength and Owner”. Kundërshtari nuk është përcaktuar ende.
Kosovaboxing.org : Kur mund të presim ndonjë luftë për ndonjë titull të ndonjë federate apo botërore. A mund të na spjegoni diçka më shumë rreth këtyre federatave për lexuesit tanë sepse sporti MMA është i ri tek ne dhe adhuruesit tanë dëshirojnë të dijnë më shumë reth këtij sporti ?
Ilir Latifi : MMA nuk është discipline sikur se janë në boks apo kick-box, çdo luftë ka peshën e vet dhe konsiderohet e vlefshme.
Kosovaboxing.org : Deri më tani keni zhvilluar 7 duele në MMA ku keni shënuar 5 fitore një humbje dhe një luftë është shpallur e pavlefshme (No contest). Si kanë qenë këto lufta ?
Ilir Latifi : Po kam pas disa lufta të forta dhe kam dalur fitues thuajse në të gjitha, vetem një e kam humbur dhe një është shpallur a pavlefshme sepse ringu është prishur. Kam krijuar një përvojë dhe besoj që fitoret të shtohen në të ardhmen.
Kosovaboxing.org : Cili është synimi i juaj për të ardhmen ?
Ilir Latifi : Po kam dëshirë të sprovoj veten në federatat më të mëdha, UFC, Strike Force apo Dream në Japoni. Këto janë organizatat më të forta në botë dhe unë shpresoj që shumë shpejt të marr ndonjë ofertë nga këto që të paraqitem në evinimentet më të mëdha të tyre.
Kosovaboxing.org : Në këto vite janë dal edhe disa shqiptar në ringjet e MMA. Sa jeni të njoftuar për ta?
Ilir Latifi : Kam pasur rast të ndëgjoj, por besoj që në të ardhmen do të dalin shumë e më shumë luftëtar sikur se në boks, kick-box e sporte tjera luftarake.
Kosovaboxing.org : Në Kosovë dhe Shqipëri ende nuk ka federate në MMA por as klube të regjistruara të kësaj dicipline. Besoj që do të del ndonjë shqiptar nga Evropa apo Amerika të na sjell ndonjë përvoj edhe tek ne. A keni dëshirë të zhvilloni ndonjë duel në Kosovë apo Shqipëri ?
Ilir Latifi : Me plot dëshirë do të luftoja në Kosovë apo Shqipëri. Ska më kënaqësi të luftosh para popullit tënd.
Kosovaboxing.org : Të kthehemi tek vëllau yt Arbeni, i cili poashtu është luftëtar i madh. Inspirmin e keni marr pikërisht nga ai. Sa ju ndihmon ai gjatë përgaditjeve dhe dueleve?
Ilir Latifi : Arbeni më ndihmon shumë, atë e kam edhe trener personal. Ai më ndihmon shumë në luftat e mia. Më jep forcë, kurajo, zemer, gjë që ndihem shumë më i fortë kur e kam atë në kënd.
Ti përkujtojmë adhuruesit se Arben Latifi tash është penzionuar në sportet luftarake. Ai ka qenë në vitin 2006 – Kampion Evropian, Kampion PanAmerikan dhe Kampion Botëror në teknikën luftarake Brazilian Ninjitsu.
Kosovaboxing.org : A keni të shtoni diçka për fund ?
Ilir Latifi : Dëshiroj t`i përshendes të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës. Sukseset tona në të ardhmen nuk do të mungojnë. Faleminderit nga ju që po mundoheni t`i afirmoni të gjithë luftëtarët dhe të gjitha diciplinat luftarake.
Kosovaboxing.org : Faleminderit edhe nga ju, ishte kënaqësi.
Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica gjatë këtyre ditëve vere në Prishtinë .
Eshte turp per televisionet shqiptare qe nuk jane ne gjendje te transmetojne meqet e ketij sportisti te madh, e pershendes Ilirn shume dhe i uroj suskese ne jete.
Tv ne shqiperi dhe kosove nuk po i fare vemendjen qe duhen boksit shqipte si amator ashu dhe prefesjonist…
duhet me shum vemdnje per keta boksiera dhe me shum rreklame sepse ata motivohen nga gjithqka qe atdhetaret e tyre bejne per to …
bravo ilir latifi kshu burrash ka veni yne bravo