RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Exclusive: Intervistë me gjyqëtarin Rrustem Konjuhi

3 min read

Kush është gjyqëtari Konjuhi ?

Rrustem Konjuhi u lind me 25 Nëntor 1958 në fshatin Lismir të Fushë Kosovës. Me referim filloi me 1984 pasi u shpall një konkurs për refer të ri të boksit, duke vazhduar seminarin gjashtë muajsh dhe u çertifikua si refer fillestar i boksit. Në atë kohë u inkuadrua në ligën e Kosovës ku merrnin pjesë gjashtë klube. Pas 10-të meçeve të referuara, Lidhja për Kulturë Fizike e propozoi për gjyqëtar republikan. Pas aftësive të treguara në referim, po kjo organizatë e propozoi që të kualifikohet edhe për gjyqëtar federativ. Në atë kohë tre gjyqëtar u çertifikuan, Rrustem Konjuhi, Latif Demolli dhe Bedri Doroci nga Kosova. Konjuhi filloi të referoj në ligën e dytë të ish-Jugosllavisë, ku referoi deri para okupimit. Në vitin 1990 në Beograd u çertifikua edhe për gjyqëtar ndërkombëtar së bashku me Latif Demollin. Gjatë masave të dhunshme asnjë refer i yni nuk është inkuadru në shtetin e okupimit. Me 15 Maj të vitit 1991 u mbajt kampionati i parë i ligës së Kosovës në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë ku Konjuhi referoi së bashku me Shefki Bogujevcin. Të gjitha meçet në okupim ishin referuar nga Rrustem Konjuhi, Latif Demolli, Bashkim Ibrahimi, e më vonë u inkuadrua edhe Aliriza Rexhepi. Pas çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së Kosovës shtet të pavarur, Konjuhi vazhdon të jap kontributin e tij si gjyqtarë, ligjerues në seminare të ndryshme të referimit. Kosovaboxing.org përveç intervistave me boksier, trainer, analistë, komentator, ju sjell nga afër edhe intervistën me referin tonë më të mirë në vend, Rrustem Konjuhin.

Kosovaboxing.org: Përshendetje të përzemërta nga redaksia jonë dhe ju faleminderit që gjetët disa minuta për ne?
Rrustem Konjuhi : Është kënaqësi.

Kosovaboxing.org : Si e sheh referimin sot në Kosovë ?
Rrustem Konjuhi : Kemi referim të mirë dhe disa refer perspektiv për të ardhmen si Agim Tahiraj, Nazim Ibrahimi, mirëpo pritet në të ardhmen që kur të pranohemi në EABA dhe AIBA të çertifikojmë më shumë gjyqëtarë.

Kosovaboxing.org : Sa funksionon shoqata e gjyqëtarëve ?
Rrustem Konjuhi : Çdo vit referojmë seminare për riaftësimin e gjyqëtarëve dhe njohje të rregullave teknike të mosnjohura apo të plotësohen ato.

Kosovaboxing.org : Jeni kryetar i gjyqëtarëve të Kosovës. Sa është e vështirë të jesh në krye të referimit, kur dihet që referimi gjithmonë është pikë kyqe dhe e ndieshme ?
Rrustem Konjuhi : Nuk është e vështirë sepse njohja teknike e rregullave më lehtëson punën.

Kosovaboxing.org : Jeni refer ndërkombëtar por ju mungon licencat e federatave evropiane EABA dhe ajo botërore AIBA, i  dime arsyet se pse nuk keni arritur të paisjeni, ndërsa tani kjo ju duhet edhe juve por edhe gjyqëtarëve tjerë që të referojnë në turne ndërkombëtare dhe kampionate të ndryshme, kur e dime që Kosova nuk ka asnjë gjyqëtar të licencuar në EABA dhe AIBA. Kur mund të pajiseni me licencë të EABA dhe AIBA ?
Rrustem Konjuhi : Shpresojmë se me njohjen e Federatës së Boksit të Kosovës nga EABA dhe AIBA do të çertifikohemi edhe disa gjyqëtarë nga Kosova, besoj shumë shpejt.

Intervista u zhvillua para disa ditëve në Prishtinë nga Artan Vërbica.

3 thoughts on “Exclusive: Intervistë me gjyqëtarin Rrustem Konjuhi

  1. te kam percjell ne shum turne qe mahen per hir te adem jasharit mirpo kit vit me te vertet ke shkelqyer ne referim .
    sikurse edhe gayetari me lart qe te ka vlersuar si referi me i mir me te vertet ishe me i miri ne kosov. pershendetje nga DAUTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.