RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Enea Kovaçi boksieri më i mirë i turneut “Drejtësi për çlirimtarët”

2 min read

Prishtinë, Kosovë, 22 Maj 2010 – Në kuadër të shumë aktiviteteve të mbajtura në moton “Drejtësi për clirimtarët”, me organizimin e ish-boksierit Aziz Salihu me të njëjtën moto është mbajtur turneu i boksit. Ndryshe nga turnet e tjera të zhvilluara në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, këtë herë organizatorët kanë zgjedhur platonë para Teatrit Kombëtar për të mbajtur këtë aktivitet sportiv. Për të nderuar turneun “Drejtësi për clirimtarët” kishin ardhur boksierë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria dhe ata të klubeve Prishtina e Kastrioti nga Ferizaj dhe disa nga klubi i ish-boksierit Zijadin Rama nga Peja. Fillimisht të pranishmëve u janë drejtuar drejtuesit e këshillit organizativ, Aziz Salihu dhe Visar Zogaj.

Në luftën e parë Xhevat Krasniqi u mposht nga bullgari Angel Dimov. Marigona Beadini fitoi me ndërprerje luftën me Desi Petrovan, ndërsa Enea Kovaqi deklasoi bullgarin Naiden Stojanov. Luftë interesante shfaqi edhe Kristian Demaj i cili gjunjëzoi Valentin Petrovin. Arian Gashi mposhti Elvedin Sahitin, ndërsa Gazmend Gashi ishte më i mirë se sa Ajdin Ferati nga Maqedonia.

Ekipi i ri i Pejës nën udhëheqjen e trainerit Zijadin Rama me kolegët Besim Gashi dhe Alban Blaka arriti këtë rezultate: Egzon Muçolli fitoi me ndërprerje në raundin e tretë,  Granit Zallqi fitoi pa luftë, Gramos Qorraj barazoi dhe Besart Kelmendi barzoi.Vlen të përmendet se edhe boksieri nga Vushtrria Gzim Galica i riktyer pas dy viteve nga lendimi dëshiroi të marr pjesë por nuk kishte kundërshtar.

Boksieri më i mirë u shpall Enea Kovaqi nga Shqipëria, kurse Tekniku më i mirë u shpall boksierja nga kosova Marigona Beadini.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell një foto-galeri dhe më shumë rreth këtij turneu …

2 thoughts on “Enea Kovaçi boksieri më i mirë i turneut “Drejtësi për çlirimtarët”

  1. UROJ NGA ZEMRA QE ATO LUFTETAR TE KOSOVES TE DALIN SA ME SHPEJT NE LIRI.POR ME VJEN SHUM KEQ PER INTERESIN E PAKET QE TREGOJ POPULLI I PRISHTINES DHE PO I LEN TE VETEM NE MESHIREN E JO-LEXIT……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.