RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Emiljano Çekini rrëmbeu trofeun e më të mirit në Bujanoc

3 min read

Përgatiti: Rexhep Hasani 

Emiliano CekiniBujanoc,22 mars 2014 – Klubi i boksit Tërnoci, të shtunën në Bujanoc për herë të tretë me radhë organizoi turneun ndër regjional të boksit’’Tërnoci 2014’’. Në këtë pasdite të këndshme sportive janë zhvilluar nëntë duele ku kanë marrë pjesë boksierë nga: Sllovenia, Shqipëria, Kosova dhe Serbia. Pa mëdyshje se kërshërinë më të madhe e zgjoi dueli i kategorisë 64 kilogram ku u përballën boksieri nga Shqipëria Esmer Bilali dhe slloveni Tadei Mernik, në fakt pas një lufte të rreptë gjatë tre raundeve me plotë meritë ngadhënjyes doli boksieri shqiptar Esmer Bilali. Një duel tjetër i cili po ashtu ngritë në këmbë shikuesit e pranishëm ishte ai në kategorinë 75 kilogram midis boksierit nga Shqipëria Emilijano Çekini dhe sllovenit Aljazh Venko, edhe ky duel u pëlqye shumë nga adhuruesit e boksit në palestrën ‘’Rinia’’, megjithatë në fund ky duel nuk solli fitues pasi u shpalla baras. Me mjaftë emocione u përcoll edhe dueli i kategorisë 81 kilogram midis boksieri të KB Tërnoci Emanuel Kacaj dhe boksieri nga Navi Pazari Jusuf Hajroviq, ku në fund ngadhënjyes doli Kacaj.
Në anën tjetër dueli më i efektshëm ishte ai në kategorinë 83 kilogram midis boksierit tërnocas Arbër Imeri dhe serbit Vlladimir Stojanoviq, Arbër Imeri ishte mbizotërues dhe shumë i vendosur për të dalë fitues, dhe si rezultat ende pa përfunduar rundi i parë pas dy nokdaunëve që iu numëruan serbit Stojanoviq, gjyqtari i detyrua ta ndërpret këtë duel të pabarabartë. Fitore shënoi edhe boksieri prizrenas Naser Shala ndaj serbit Stefan Lazareviq, Muhamet Zahiri i KB Tërnoci ndaj serbit Vlladica Simonoviq, Flakrim Imeri po ashtu i Tërnocit ndaj serbit Jovan Putiq dhe gjilanasi Violan Sulejmani ndaj Fatmir Shala nga Novi Pazari, ndërkohë që dueli Ronalldo Pirani nga Shqipëria ndaj sllovenit Edin Sejdinoviq përfundoi pa fitues. Pas përfundimit të këtij spektakli të boksit juria profesionale në përbërje: Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj dhe Valbon Begzadi, shpalli më të mirët e këtij turneu. Kështu boksier më i mirë i turneut u shpall Emiljano Çekini nga Shqipëria, tekniku më i mirë Esmer Bilali poashtu nga Shqipëria, boksieri më luftarak Emanuel Kacaj, boksier më korrekt Arbër Imeri, ndërsa boksier më perspektiv Flakrim Imeri Trajneri i KB Tërnoci dhe organizuesi i këtij turneu Ridvan Imeri, me notë të lartë e vlerësoi këtë turne duke qenë i bindur se vitin e ardhshëm do të bëjnë përpjekje që të sjellë boksierë edhe më cilësorë, Imeri me këtë rast e ka falënderuar bashkëvendësin e tij Valbon Begzadi i cili enkas kishte ardhur nga qyteti Rotvail i Gjermanisë, ku së bashku me trajnerin Agim Krasniqi, kishin siguruar pajisje sportive për klubin e boksit Tërnoci. Në fund më të mirët u nderuan me kupa, medalje dhe plaketa. Drejtësinë në këtë turne e ndanë gjyqtari ynë ndërkombëtar Latif Demolli dhe slloveni Damjan Shele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.