RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Besar Nimani kundër italianit Pietro D`Alessio këtë fundjavë

1 min read

Besar Nimani Foto: Eroll Popova 

Njëri ndër boksierët tanë më të mirë, Besar Nimani do të boksoj këtë fundjavë në Berlin të Gjermanisë, ku për kundërshtar do të ketë italianin Pietro D`Alessio. Nimani do të synoj fitoren e 16-të në karrierë, para përballjes me 31 maj në Bielefeld që do ta ketë me brazilianin Mike Miranda për titullin IBF International. Pra dueli i së shtunës do të jetë një parameç para përballjes për titullin e vlefshëm.

Kundërshtari i Nimanit, Pietro D`Alessio deri më tani ka zhvilluar 25 meçe profesioniste, duke shënuar 11 fitore (7 KO), 13 humbje dhe një barazim.

Për Nimanin ky do të jetë meçi i parë pas 11-muajve, pas aksidentit që pati me grupin kriminal që e plaguan në këmbë.  Por, Nimani tashmë i vendosur dhe i fokusuar aty ku rrugëtimi i tij u ndal, do të vazhdon duke kërkuar suksesin.

Kosovaboxing.org
20 mars 2014

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.