RTK

RTKLive
26 Shtator, 2022

Terbunja debuton me sukses në SHBA

2 min read

Naim Terbunja

Foto: Shpend Ahmeti/Kosova Boxing

New York, SHBA, 22 mars 2014 – Naim Terbunja është rikthyer në ring pas më shumë se 15-muajve. Terbunja realizoi ëndrrën e tij që karrierën ta vazhdoj në SHBA, aty ku para disa viteve kishte nënshkruar me menaxherin e njohur Al Haymon, por nuk arriti të boksoj në atë kohë për shkak të problemit me vizën e punës. U khye në Evropë duke shënuar pesë fitore dhe duke shkëlqyer me fitore të rëndësishme. Por, duke dashur që sërish të provoj ringun amerikan, udhëtoi sërish përtej oqeanit dhe realizoj fitore ndaj amerikanit Maurice Amaro me vendim unanim pas katër raundeve. Të tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e boksierit tonë me 40-36.

“Jam i gëzuar për fitoren. Sërish u ktheva në ring dhe jam i lumtur, aq më tepër që realizova këtë fitore në SHBA. Kundërshtari ishte me përvojë. Shpresoj të vazhdoj me fitore tjera” theksoi Terbunja, i cili karrierën do ta vazhdoj në SHBA. 

Terbunja është duke u mbështetur nga boksieri ynë i njohur Elvir Muriqi, i cili e ka përkrahur në rikthimin e tij në SHBA.

“Naimi, ka potencial. Ai boksoi shumë mirë mbrëmë dhe realizoi atë që është dashur të bejë. Duhet disa duele të këtij niveli të bëjë për të kërkuar sfida tjera” theksoi Muriqi, i cili u gjend në vendin e ngjarjes për ta përkrahur.

Tërbunja do të kthehet për dy javë në Suedi për një pushim të shkurtë, për të rikthyer sërish në SHBA për të ndjekur rrugëtimin e tij. Dueli i radhës i tij do të jetë me 7 qershor, por ka gjasa të bëjë edhe ndonjë meç para kësaj date dhe në Malmo në Suedi me 26 Prill.

Artan Vërbica
24 mars 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.