RTK

RTKLive
23 Mars, 2025

Edmond Xhelili i jep revanshin Ben Sergent me 24 Shkurt !

1 min read

Luftëtari i ringut MMA, Edmond Xhelili 6-1 (4 KO) do të zhvilloj meçin e radhës me 25 Shkurt në Phoenix të Arizonës. Xhelili për kundërshtar do të ketë amerikanin Ben Sergent. Kundërshtari Sergent deri më tani ka zhvilluar 9 meçe, ku ka shënuar 7 fitore (2 KO) dhe 2 humbje. Kjo do të jetë meç revansh ndërmjet tyre pasi Xhelili vitin e kaluar e ka mposhtur Sergent me “Knock-Out” teknik në raund të dytë. Meçi i parë ishte zhvilluar në Las Vegas ku edhe jeton Xhelili dhe zhvillon aktivietetin e tij në sportin luftarak, ndërsa tani revanshi zhvillohet në qytetin e Sergent në Phoenix. Pas këtij meçi Xhelili ka gjasa të zhvilloj edhe një meç në Kosovë në muajin Mars, ku organizator i këtij meçi pritet të jetë australiani Jason Chan, ndërsa koordinator, bashkëpuntor dhe sponzor medial do të jetë Kosova Boxing për promovimin e MMA në Kosovë.

Kosovaboxing.org
15 Janar 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.