RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

FboxprofK-së priti boksierin Haxhi Krasniqi

2 min read

Prishtinë, 17 Janar 2012 – Në ambientët e Hotelit Grand në Prishtinë, Federata e Boksit Profesionist e Kosovës, ka mbajtur konferencë për shtyp në lidhje me sukseset e bokserit Kosovar dhe kampionit aktual Evropian ne verzionin WBO Haxhi Krasniqi. Në prani të medijave vendore, kryetari i federates së boksit profesionist të Kosovës Bek Zeka, ka thënë: “Unë falenderoj boksierin Haxhi Krasniqi, që ka pranuar ftesën tonë, për ta nderuar për sukseset e tij të arritura, njëherit i uroj edhe shumë suksese në karrieren e tij në të ardhmen. Dhe unë premtoj se me angazhimin tim Federata e Boksit Profesionist e Kosovës do të jetë ombrell e boksierve shqiptar që dëshirojnë të kalojnë në boksin profesionist” ka thënë Bekë Zeka. Ai ka dhuruar një mirënjohje në emër të FboxProfK, boksiert kosovar Haxhi Krasniqit, për sukseset e tij në boksin profesionist, i cili ditë më parë ka mbrojtur titullin e kampionin evropian.

“Vërtet po ndihem shumë mirë për mbështetjen që kamë marrë këto ditë nga shumë vendas te mij, dhe kjo me jep edhe më shumë kurojo për në të ardhmen ka thenë kampioni Haxhi Krasniqi, i cili theksoj se kjo më jep forcë te madhe edhe ne ring kur kam sa më shumë bashkëatdhetar në salël gjatë meçeve që i zhvilloj, dhe shpresoj që shumë shpejt nga fundi i këtij viti të luftoj edhe për titullin e Botës”  ka thënë Krasniqi.

Poashtu edhe menaxheri i FboxProfK, Nexhmedin Zeka, ka thënë se “Me këtë rast unë dua të bëjë të ditur se ne kemi qe disa vite që mbështesim boksin në Kosovë, kemi afërsisht tetë vite që kemi mbeshtetur klubin e boksit Peja, klub ky që për pesë vite radhazi ka qenë klubi më i mirë në Kosovë dhe tani pas formimit të federatës së boksit profesionit, ju kemi mundësur disa boksierëve kosovare që shumë lehtë të kalojnë edhe në boksin profesionist, për pak më shumë se dy vite të eksiztimit të federatës kemi arritur të licensojmë shumë boksier si nga Kosova, Shqipëria por edhe nga vende të ndryshme si Italia, Hungaria etj, dhe kjo ka qenë një ndihmes e madhe për shumë boksier” ka thenë Nexhmedin Zeka.

Fotografoi dhe Përgatiti analisti i Kosova Boxing, Avdush Cakaj.

1 thought on “FboxprofK-së priti boksierin Haxhi Krasniqi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.